Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia ka njoftuar se dy prej tyre, një 53 dhe 31-vjeçar, kanë përfunduar në pranga pasi gjatë kontrollit në banesa i janë gjetur disa doza heroinë.
Gjithashtu policia ka zbuluar pesë të tjerët janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, si “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Sekuestrohen doza më lëndë narkotike heroinë, vihen në pranga poseduesit e tyre.
Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, vihet në pranga dhe 1 person i shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit E. Gj., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
L.D., 24 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
Dh. P., 24 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.