Është gjendur i pajetë një 54- vjeçar në rrugë, i cili është përplasur nga një automjet. Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar në rrethana shpejtësie , pa lënë gjurmë.
Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. M. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.