Një 55-vjeçar është grabitur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia njofton se me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z. 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.
Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur mjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.
Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.