counter stats
AdriaNet
  • KREU
  • Lajme
    Akisdenton 70 vjeçari në Fushë Krujë, largohet nga vendi i ngjarjes

    Shkaktoi aksidentin me plagosjen e rëndë të një 36 vjeçari, arrestohet nga policia

    150 qytetarë të gjobitur për 10 ditë, Policia e Durrësit deklaron se vazhdon kontrollet anticovid

    Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga

    Digjet makina “BMW”, dyshohet të jetë pronë e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha

    Zjarr nga rrjedhja e gazit, plagoset kryefamiljari

    Shpërthen bombula e gazit në banesë, dy persona përfundojnë në spital

    11 doza heroinë, arrestohet 17 vjeçari

    Grumbullime dhe manifestim, proçedohen penalisht dy organizatoret

    Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga

    Protesta e mbrëmshme në Durrës, policia: 2 arrestime dhe 2 proçedime penale

    Punimet pa cilësi dhe mungesa e korsive të biçikletave, reagojnë aktivistët e “Durrësi Aktiv”

    Tragjike, makina përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi

    Nga dhuna në familje tek shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, 5 në pranga

    Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, 1 arrestohet në flagrancë, 2 nën hetim

    • Aktualitet
    • Politike
    • Bota
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Sociale
    • HI TECH
    • DOSSIER
  • Kulture
    “Kullat e Sahatit në Shqipëri”, libri monografi i Dritan Çoku prezantohet në Durrës

    Muzika klasike dhe poezia greke, bashkohen në Parkun helen në vijim të Festivalit  Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”

    63 vite të dëshmuara nëpërmjet mjeshtërisë së fotografisë së Jorgo Mihal Vaso, në ekspozitën «Dropulli Ndër Vite»

    “Tmerri është i madh, dua ditën e harresës”! Vargjet tronditëse të Visar Zhitit për të ringjallur të birin! Kalvari i jetës së shkrimtarit, nga burgu te tragjedia e Atjonit

    “Realitet dhe iluzion”, Arben Kristani sjellë për publikun ekspozitën e 11-të

    “Çmimi i Publikut” në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror online “Moisiu On”, Sako takon artistë në ditën e teatrit

    Nxjerrja në dritë e dëshmitë arkeologjike nënujore, pjesë e projektit Approdi

    Pol Milo, prezanton librin Shtegtimi i dinozaurëve fluturues

    “Frymë jete”, ekspozita e 15 vjeçares Sonia Mustafa

  • Kuriozitete
    Astro-fotografi finlandez shpenzon 12 vjet për panoramën e plotë të Rrugës së Qumështit

    Mënyra si e keni parë këtë foto tregon shumë për ju…

    Pamje të rralla në Tropojë/ Orteku masiv i dëborës “derdhet” furishëm në fshat

    Nëse e gjeni se çfarë nuk shkon tek kjo foto, niveli juaj i inteligjenës është mbi mesataren

    Lekët s’janë kurrë mjaftueshëm? Me ketë metodë shumë njerëz kanë gjetur zgjidhje

    Kush gënjen më mirë, gratë apo burrat? Ja çfarë thotë studimi i ri

    Të ka ndodhur të shohësh orën 11:11? Ja mesazhi që po të dërgohet

    Muzika gjatë ushtrimeve përmirëson humorin dhe aftësitë kognitive

    Ekspertët zbulojnë vendin më të mirë për të parë yjet në Tokë

  • Showbizz
    Olta: Luizi është mashtrues profesionist

    Sara dhe Atdheu lënë përfundimisht “Për’puthen” për njëri-tjetrin

    Sa vjeç mbush sot Vesa Luma? Surprizat nuk kanë fund

    Publikohet lista e artistëve fitues, në mbrëmjen gala të “BRIT Awards 2021”

    Dua Lipa fiton 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards” Nuk ka gjë që e ndal!

    Brenda shtëpisë super luksoze 17.5 milionë dollarëshe, së Chrissy-t dhe John Legend

    Po bashkëjeton prej kohësh me Gracianon, si reagoi Argjira pasi të gjithë mësuan për lidhjen e saj me balerinin e njohur

    Reagimi epik i Stresit na la pa fjalë kur fansi i bëri pytetjen: ‘A e kishe zëvendësuar Keisin?’

    Sekreti i dobësimit të Adele,  trajneria zbulon  detaje që nuk i dinim

    • AUTO
  • Shendeti
    Roli i Hekurit Në Infeksionet e Mykut – Kujdesi Që Ju Duhet

    Efektet Anësore Të Farave Të Kungullit – Përse Nuk Duhet ta Teproni

    Frutat Që Duhet Të Hani Çdo Ditë Për Të Mos Shtuar Në Peshë

    Hipokondria – Frika e Të Pasurit Një Sëmundje Serioze

    Si Ndikojnë Arrorët Tek Ulçera Në Stomak

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    Çdo Dhimbje Koke Sinjalizon Një Problem Shëndetësor – Çfarë Duhet Të Dini

    Lëngu i Bamjes Kundër Diabetit, Kolesterolit Dhe Sëmundjeve Të Veshkave

    Si të Përdorni Kosin Për Infeksionet e Mykut

  • Sport
    Vijon Kampionati Kombëtar, suksesi i radhës i Teuta Basket fitore e thellë dhe e pastër ndaj Eagles

    E bujshme/ Conor Mc Gregor në listën e TOP 10 së sportistëve më të paguar në botë, thyen Messin e Ronaldon

    EKSKLUZIVE/ Ankandi te Vllaznia, zbulohet kompania që ofroi më shumë

    Murinjo me ide të qarta për transformimin e Romës, revolucioni fillon nga “playmakeri” i… Realit

    Humbja ndaj Milanit ishte kulmi për Pirlon, Juventusi merr vendimin për të ardhmen e tij

    Ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Ferencvaroshit, Myrto Uzuni nominohet si lojtari më i mirë i vitit

    Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Nuk Kryeni Aktivitet Fizik

    VIDEO/ Grushte, shqelma dhe tërheqje për flokësh! Degjeneron në dhunë ndeshja e femrave, shikoni sherrin masiv

    EKSKLUZIVE/ “Mezi po pres të vesh fanellën e Shqipërisë”, Nedim Bajrami: U realizua ëndrra…

  • Privacy Policy
  • Home 4
Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet

Kreu Kulture

adrianettv nga adrianettv
May 4, 2021
ne Kulture
0
“Tmerri është i madh, dua ditën e harresës”! Vargjet tronditëse të Visar Zhitit për të ringjallur të birin! Kalvari i jetës së shkrimtarit, nga burgu te tragjedia e Atjonit
0
Shperndarje
127
Shikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur dhe poeti Sebastiano Grasso, President i PEN Club-it italian, vazhdimisht boton shkrime, kritikë arti, për personalitete të njohura të letërsisë, të pikturës, të arkitekturës etj., kryesisht nga ata që i ka njohur dhe vetë, si për bashkatdhetarët nobelistë, Quasimodo e Montale; shkrimtarët nga Siçilia e tij, Leonardo Sciascia apo për poetë nga bota si: Rafael Alberti (Çmimi Nobel), Evgenij Jevtushenko, Adonis etj., etj., duke krijuar një galeri magjepsëse.

Para disa ditësh, ai nxori në gazetën “Libertá” një shkrim-ese për shkrimtarin tonë, Visar Zhiti, dy faqe të plota, ku shkruan për jetën dhe veprën e tij, vlerësime dhe citate, të shoqëruara me fotografi të ndryshme, portretin e Visarit në burg apo kur ai me të shoqen takojnë Papa Franceskun në Vatikan apo foton e djalit të tyre, Atjonit, me poetin e njohur, Adonis, që jeton në Paris. Ndërkaq, krahas vargjeve të Visarit, është futur një pjesë nga libri në proces botimi në Itali: “Rrugët e ferrit”. Po i sjellim lexuesit artikullin e plotë të Sebastiano Grasso-s, duke vënë si nëntitull atë që ai ka vënë mbi CV e Visarit:

NGA SEBASTIANO GRASSO

ADVERTISEMENT

NGA PERSEKUTIMI NË LIRI, NË PARLAMENT…

ADVERTISEMENT

Visar Zhiti është, siç thuhet rëndom, “bir arti”. I ati, Hekurani, ishte aktor, poet e komediograf shqiptar, por, i përndjekur nga regjimi, nuk kishte mundur të botonte krijimet e tij gjatë jetës (sot është shkrimtar i njohur dhe ka rëndësi në ‘Vendin e Shqipeve’). Çfarë do të thotë kjo? Që nga mosha më e njomë, Visari (Durrës 1952) ka pasur të bëjë me teatrin dhe letërsinë.

Për fat të keq ka pësuar të njëjtin fat me prindin nën diktaturën e Enver Hoxhës. U arrestua për vargjet e tij kundër regjimit (“Rapsodia e jetës së trëndafilave”), u padit e u dënua me dhjetë vjet burg e me punë të detyrueshme (minierë bakri e fabrikë tullash më pas). Sigurisht, disave prej shokëve të tij u shkoi edhe më keq: të pushkatuar apo të varur.

Visari nuk e kreu gjithë dënimin: doli dy vite përpara, me rënien e diktaturës. Pra, një histori dramatike, po, por me një fund më të mirë, edhe se gjurmët e plagomës kanë mbetur. Ashtu si edhe kujtimet që sjellin ankthe, shqetësime, vuajtje.

Mbasi u lirua, brenda nja pesë vjetëve, boton nja dhjetë libra (poezi, prozë, ese). Vlerësohet me të njëjtën masë të Ismail Kadaresë. Caktohet si i dërguar kulturor në ambasadën e Shqipërisë në Itali. Në Romë fillon karriera e tij diplomatike. I zgjedhur deputet në Kuvendin shqiptar, thirret në Tiranë dhe emërohet ministër i Kulturës, detyrë që do ta lerë, ndërron jetë biri i vetëm i tij, Atjoni. Rikthehet në trupën diplomatike: si kreu i ambasadës pranë Selisë së Shenjtë. Karriera diplomatike mbyllet në ambasadën e Uashingtonit, që e lë në moshën 65 vjeç.

Me Visarin jemi njohur në Milano, në shtatorin e vitit 1991, kur ai erdhi së bashku me gazetarin Lanfranco Vaccari, i cili e kishte nën mbrojtjen e tij. Pra, ishte vendosur pranë “Corriere della Sera”-s për një stazh gazetarie. Flokë kaçurrela, jo shtatlartë, as i bëshëm, shprehet në një italishte jo të përsosur e shpesh nuk arrin të mbarojë fjalinë. Bën praktikë në redaksi e, në të njëjtën kohë, përkthen poezi e tregime nga italishtja në shqip për gazetat e Tiranës. Dorështyp qindra faqe (veçanërisht vargje e tregime) me një makinë shkrimi shumë të vjetër, një “Olivetti”, që kishte së paku njëzet vite të gjetur kush e di se ku.

Me gjasë ishte një kundërveprim ndaj pamundësisë për të shkruar në qeli. Tani mund të nxjerrë dufin, të hedhë mbi letër ndjesitë e reja të njeriut të lirë, teksa sheh përqark që të kundrojë gratë e ëndërruara për vite. Herë-herë një frymëmarrje e thellë për të thithur ajrin e lirisë, e bën të rrotullojë kryet. Nuk buzëqesh shpesh, por kur e bën, mbi fytyrën e tij krijohen rrudha. Është i etur për lexime, por nuk ka para të mjaftueshme për të blerë libra. Dhurata më e pëlqyer për ndonjë festë apo përvjetor? Libra, vetëm libra. Aq e fuqishme është dëshira për të lexuar, saqë herë-herë na rithotë se mbas pak ditësh ka ditën e emrit ose ditëlindjen. Besoj se në një vit ka arritur të përmbushë pesë a gjashtë të tilla. Kur na lajmëron që ka datëlindjen prapë, të gjithë të kapluar nga harresa, i shkelim syrin. E kështu, në ditën e brohoritur, urimet shoqërohen gjithmonë nga pako me libra. Ha së bashku me ne në sallënrestorant të gazetës dhe shpesh e shëtisim nëpër qytet. Gjërat që e mrekullojnë më shumë janë mbitregjet. Gjithë ai bollëk e huton.

Më 1997, Zhiti boton përmbledhjen e tij të parë të poezive në Itali “Kryqi prej mishi”, të përgatitur nga Elio Miracco: një dëshmi tragjike e historisë së tij vetjake, që, natyrisht, përkon me atë të vendit të tij. Vazhdon “Rrëfimet pa altarë”, ku Visari, edhe një herë, u dorëzon jetën e tij dramatike vargjeve që kthehen në pasqyrë të “historisë së kombit të tij”. Poet e gladiator. Poet e muziktar. Poet e kalorës i Varrit të Shenjtë. Poet e artist. Poet e ushtar. Poet e punonjës hekurudhash. Poet e magjistar. Poet e mjek. Poet e i mërguar. Poet e punëtor. Poet e engjëll. Për të mos u zhytur në një dëshpërim pa rrugëdalje, Visari çdo ditë vetëshpik shëmbëlltyra e role të ndryshme për vetveten sepse, më së fundi, dëshiron të mbetet vetëm poet.

Pra, del “Perëndia mbrapsht dhe e dashura”: një roman që në kundërshtim me atë që thuhet, nuk lexohet i gjithi me një frymë. Duhet një javë e mirë për ta mbaruar. Është një roman për t’u gjerbur si vera e mirë. Të bën të përsiatësh, të gjindesh i përzierë, madje të mallëngjehesh. Janë Kafka e Xhojsi, bashkëkohësia letrare e realizmi magjik, shpikja e realiteti. Por është dhe një libër i vështirë, i trishtë; nga disa anë edhe i tmerrshëm, i pazakontë, shkandullues. Pra, i jashtëzakonshëm. Çdo kapitull është një tregim më vete, një lloj futjeje në një tragjedi të pandërprerë që prek vende të ndryshme. I filluar të shkruhej në Vjenë, mbaron në Tiranë. Dy janë personazhet kryesorë. Fotografi diletant Feliks Kondi dhe Ema Marku, një gjimnaziste e re që arrestohet, sepse mban në qafë një zinxhir me një kryq dhe lexon Biblën e të tjerë libra të ndaluar nga regjimi shqiptar i Hoxhës.

E liruar, gruaja ndalohet sërish, sepse në shtypin e opozitës padit dhunën e torturat e pësuara në burg dhe “shndërrimin” në demokraci të vrasësve politikë e të burokratëve të dhunës. Feliksi, kur ishte i pranishëm në procesin farsë, mbetet i mahnitur nga gojëtaria dhe bukuria e gruas dhe dashurohet me të. Por policia e fshehtë vendos ta vrasë. Feliksi tërbohet, rrëmben arkëmortin dhe e ngarkon mbi shpatulla. Një përçartje. Mbi sfond, në fakt, tërbohet diktatura. Në të vërtetë bëhet fjalë dhe për një libër kujtimesh. Mbas personazhit të Feliksit është Visari dhe vitet e tij të gjata të burgut. Feliksi vendos të vijë në Itali. Ndalesa e parë është Bari, ku braktis valixhen e vjetër për të shëtitur qytetin: do të bëjë një krahasim me Tiranën e Durrësin. Pastaj shkon në Romë, në shtëpinë e një miku shqiptar të mërguar. Pranë tij është fantazma e Emës.

Viziton vende të shikuara në Tv italian. Shpesh nuk kujton se ku gjendet: i përhitet të jetë në Francë, në Greqi, në vendet Veriore, në Kosovë. Në Bolonjë është duke hyrë në një bar, por përplas me forcë kryet në derën e xhamtë. I thotë kamerierit: “Vij nga një vend pis, përse e keni larë kaq mirë gjithë këtë qelq? Nuk kuptohet që është një derë”. Shqipëria kërkon Europën, por Europa është e pamëshirshme. Nga Roma në Vjenë. Feliksi njeh një librashitëse që i ngjet Emës, por ajo femër nuk pranon të bëjë dublanten e saj. Udhëtimi vazhdon. Feliksi mban gjithmonë me vete një dosje me dëshmira e prova të krimeve të diktaturës, përfshirë edhe vrasjen e Emës, për ta shpënë në Gjykatën e Hagës. E fsheh nën xhaketë, nën jastëk, kudo ku fle; por nuk arrin ta dorëzojë.

I dëshpëruar mendon se nuk ka kuptim të kërkojë të dënohet gjithë vendi i tij. Kthehet në Vjenë në fundvit. Qyteti në festë pret ardhjen e 2000- shit. Drita, dëborë, të dehur. Feliksit, të lodhur e të ligështuar, me flatra mbi supe, që mendon se i kanë mbirë ngaqë është një gjysmëzot. Fillon të shpejtojë nëpër rrugë në drejtimin e kundërt me të gjithë. Makinat i kalojnë anash me shpejtësi. Mbi këmbësore pengohet e përplaset me vitrinat e shitoreve, plagoset, i rrjedh gjak, qesh e vazhdon të vrapojë. Kur kryqëzohet me një urë mbi Danub, vendos të takojë Emën. “Kush i do flatrat e mia?”, pyet para se të kridhej në ujin e akullt.

Gjatë Meshës së Papa Françeskut në Vatikan – 5 qershor 2016 – Visar Zhiti shkon në kërkim të “pëllumbit të bardhë” të fëmijërisë të birit të vetëm, Atjonit. I kthyer në Tiranë nga Milano, për pushimet e Krishtlindjeve 2014, Atjoni mbaron në një aksident me motor. Është 19 vjeç dhe studion në Universitetin Katolik. Zakonisht mbas leksioneve, kalon tek unë. Djali im është i martuar dhe jeton gjetiu. Dhe Atjoni bëhet një prani e përhershme në shtëpinë time. Rreth orës pesë të mëngjesit, mamaja e tij, Eda, më telefonon nga Tirana: “Atjoni… jemi në morg” dhe dënes. “A je e sigurt? Do të jetë duke fjetur. Do të shohësh se mjafton një përkëdheli për ta zgjuar”, i përgjigjem. Kur Visari dhe e shoqja vijnë në Milano për të tërhequr gjërat e Atjonit, natyrisht i mirëpres në shtëpinë time. Arrijnë në orën shtatë të mbrëmjes. Një orë më vonë darka është gati. Në tavolinë Visari dhe Eda nuk prekin asgjë. Zbuloj n’atë çast se kanë vendosur të vdesin. Bëj një lëvizje kundërshtimi. Ngrihem: “Unë nuk pajtohem. Ose hani, ose shkoni në hotel e këtu mos shkelni më. Nuk dua të jem bashkëpunëtor i një “gjëje” kështu. Kisha thënë “gjë”, sepse nuk dija si ta quaja. Shohin njëri-tjetrin, më shohin mua, kuptojnë se flas me gjithë mend. E fusin diçka në gojë.

Në vitin e dytë të Filozofisë, Atjoni kishte filluar të shkruante mbi politikën në gazetat shqiptare (në kryeqytet dikush shtrembëron buzët, me që n’atë kohë babai i tij është ministër i Kulturës). Shpesh i them të mos verë në siklet Visarin: ndonjëherë më dëgjon. Atjoni është edhe piktor. Por e mësoj mbasi ai kishte ikur; nuk ma ka thënë kurrë për hajthmen. Pikërisht një vizatim i tij shfaqet mbi kapakun e librit të ri me vjersha të Visarit: “Nata është atdheu im”: Po ku është pëllumbi yt, Bir, pëllumbi i bardhë i fëminisë tënde? Pyet poeti “E nuk doje të rriteshe/ se ashtu as pëllumbat/ nuk trembeshin prej teje…

Si në fletët muzikore, libri fillon me një “lentissimo”: (Marr dorën e butë të kësaj mbrëmjeje e ledhatoj, pastaj e hap për të parë fatin”), për ta ndryshuar tempin në një “stringendo”: (Do të doja që shpirti im/ […] si një mantel i padukshëm t’ju mbështillte/ku përsipër të ndiheshin fjalët e mia/ si një shi i magjepsur.), për ta mbyllur me një “doppio movimento”; Kjo ditë e gjithë për të kujtuar… /Por tmerri është më i madh, nuk e nxë dot kjo ditë/del përtej […]/ Dua dhe unë ditën time të harresës…”).

Më vijnë nëpër mend dy poetë të tjerë të goditur nga fati në të njëjtën mënyrë: Giosuè Carducci dhe Giuseppe Ungaretti. Carducci do të shkruante “Rimat e reja” për të birin Dante, tre vjeç; Ungaretti, “Dhimbja” për Antonetto-n nëntë vjeç. Vargje sfilitëse të poetëve që ringjallin bijtë e tyre, mbase me mendimin se bëhen etër për të dytën herë.

Përktheu nga italishtja Eugjen Merlika Marrë nga gazeta “Libertà”, 25 prill 2021, Itali

adrianettv

adrianettv

Related Posts

“Kullat e Sahatit në Shqipëri”, libri monografi i Dritan Çoku prezantohet në Durrës
Kulture

January 15, 2022
Muzika klasike dhe poezia greke, bashkohen në Parkun helen në vijim të Festivalit  Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”
Kulture

Muzika klasike dhe poezia greke, bashkohen në Parkun helen në vijim të Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”

September 30, 2021
63 vite të dëshmuara nëpërmjet mjeshtërisë së fotografisë së Jorgo Mihal Vaso, në ekspozitën «Dropulli Ndër Vite»
Kulture

63 vite të dëshmuara nëpërmjet mjeshtërisë së fotografisë së Jorgo Mihal Vaso, në ekspozitën «Dropulli Ndër Vite»

September 7, 2021
Artikulli Tjeter
Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 maj 2021

Zhvillohet në Durrës, ceremonia zyrtare e çeljes së stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021

Intubohet aktori, Gulielm Radoja, e rënduar gjendja shëndetësore si pasojë e infektimit nga Kovid-19

Recommended

Çiftet që zgjasin më shumë, sipas Shenjave te HOROSKOPIT

5 years ago
Sërish rritje temperaturash, mësoni parashikimin e motit për sot

NË KËTO SHENJA HOROSKOPI LINDIN MESHKUJT MË BESNIKË

4 years ago
Horoskopi për datën 1 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 2 mars nga Russell Grant

4 years ago

Advertisment

Categories

  • Aktualitet
  • ASTROLOGJI
  • AUTO
  • Bota
  • Business
  • Diaspora
  • DOSSIER
  • Ekonomi
  • ENGLISH
  • Foto Lajm
  • Fotolajm
  • Galeria
  • HI TECH
  • Histori njerëzore
  • HOROSKOPI
  • Itali
  • Kronikë
  • Kronike
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Lifestyle
  • MOTI
  • National
  • News
  • Opinion
  • Politics
  • Politike
  • Rajoni
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Speciale
  • Sport
  • Sports
  • Travel
  • Uncategorized
  • Video
  • VIZION

Topics

4 në Durrës arrestohet nga policia basha bazuar në shenjën e horoskopit Bota vazhdon betejën me COVID-19 COVID-19 Diell dhe rritje temperaturash Diell dhe temperatura të larta Diell dhe ulje temperaturash Durrës Horoskopi Horoskopi ditor Horoskopi ditor nga astrologu italian Paolo Fox Horoskopi i fundjavës Horoskopi nga Paolo Fox Horoskopi për ditën e diel Horoskopi për ditën e dielë Horoskopi për ditën e enjte Horoskopi për ditën e hënë Horoskopi për ditën e martë Horoskopi për ditën e mërkurë Horoskopi për ditën e premte Horoskopi për ditën e shtunë ja parashikimi i motit për sot Javë e re Kuvend Lsi lulzim Basha Më thuaj çfarë shenje je Noizy Parashikimi i motit Parashikimi i motit për sot parashikimi i muajit Qershor 2020 Parlament Pd personat policia qeveri Rama Sipas shenjës së HOROSKOPIT Temperatura të larta Ulje temperaturash vetting Vrasje “Muaj i ri
Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet

Highlights

Sipas astrologëve burrat e lindur në këtë shenjë janë bashkëshortët më të mirë të horoskopit

Wawww ja cilat janë Femrat më të mençura të Zodiakut

Shqipëria dashamirëse ndaj refugjatëve Iranian/ Ndeshen me disa vështirësi dhe sfida

Një rrëfim ndryshe, të dashurosh në këto kushte është sfidë

Faktoje publikon raportin: Bashkia e Durrësit 75% transaparente ndaj qytetarëve

Veprat letrare të Asila nuk shterojnë asnjeherë, Ture të vazhdueshme sociale dhe kulturore

Advertisment

ADVERTISEMENT

Trending

Olta: Luizi është mashtrues profesionist
Showbizz

Olta: Luizi është mashtrues profesionist

nga admin
April 8, 2023
0

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Olta Gixhari ka bërë komente pë të gjithë banorët...

Gjeti kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit

Gjeti kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit

April 8, 2023
Financiarisht do jeni te forte. Do të keni mundësi të shumta për të fituar para. Meri Shehu paralajmeron keto shenja

Financiarisht do jeni te forte. Do të keni mundësi të shumta për të fituar para. Meri Shehu paralajmeron keto shenja

April 8, 2023
Sipas astrologëve burrat e lindur në këtë shenjë janë bashkëshortët më të mirë të horoskopit

Sipas astrologëve burrat e lindur në këtë shenjë janë bashkëshortët më të mirë të horoskopit

April 8, 2023
Wawww ja cilat janë Femrat më të mençura të Zodiakut

Wawww ja cilat janë Femrat më të mençura të Zodiakut

April 8, 2023
ADVERTISEMENT
AdriaNet

AdriaNet.al - informacion i sigurte dhe ne kohe reale.

Follow us on social media:

  • KREU
  • Lajme
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Showbizz
  • Shendeti
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home 4

© 2020 AdriaNET - Powered by PubliAlb.

Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet
  • KREU
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Politike
    • Bota
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Sociale
    • HI TECH
    • DOSSIER
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Showbizz
    • AUTO
  • Shendeti
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home 4

© 2020 AdriaNET - Powered by PubliAlb.