Ishte paralajmëruar prej kohësh, por tani është zyrtare, Zhoze Murinjo nuk është më trajner i Totenhemit. Barazimi ndaj Arsenalit i ka kushtuar shumë trajnerit portugez nga ku u shkarkua nga detyra e skuadrës londineze.
“The Special One” e la Totenhemin në vendin e 7 të Premier Ligës me 50 pikë të grumbulluara, 5 më pak sesa Uest Hemi i vendit të katërt. Arsyeja tjetër e shkarkimit të tij ishte dhe eliminimi nga Europa Liga ndaj Dinamos së Zagrebit nga ku ishte zanafilla e këtij largimi përpara përfundimit të sezonit.
Lajmi u bë i ditur nga mediat botërore teksa thuhet se tekniku luzitan nuk do të jetë më “timonieri” i skuadrës britanike.
Të dielën skuadra e Totenhemit do të luajë finalen e Kupës së Anglisë kundër Mançester Sitit dhe mbetet për tu parë se cili do të jetë zëvendësuesi i tij.
PANORAMASPORT.AL