Me akuzat e trafikimit dhe asgjësimit të paligjshëm të mbeturinave në zona të paautorizuara, Guardia di Finanza të Foggia dhe Karabinierët e Barit kryen arrestime, pas një mase paraprake të lëshuar nga gjykata e Barit, kundër gjashtë personave.
Konkretisht, dy shtetas përfunduan në burg, të dy nga San Severo përkatësisht 45 dhe 37 vjeç dhe një 44 vjeç nga Torremaggiore. Veç tre ndalimeve në Rajonet e Pulias dhe Abruzzo u dha urdhëra shoqërimi dhe për dy shtetas në Caserta të moshës 51 dhe 44 vjeç dhe për një shtetas ukrainas 51 vjeç. Si pjesë e të njëjtit aksion, u kapën pasuri për afro 1,635,000 euro, u bënë sekuestro pasurish, aksione të ndërmarrjeve, ndërtesa, toka, dhe 38 marrëdhënie financiare. Një total prej 13,100 ton mbetje speciale u sekuestruan nga policia.
Nga hetimet e para dyshohet se grupi kriminal ishte i përqëndruar në trafikun e mbetjeve të ngurta, kryesisht të ardhur nga provinca e Caserta në vende të hapura ose brenda depove industriale të vendosura në provincën e Foggia ose Chieti. Hetimi për ngjarjen nisi në Mars të vitit 2018 me zbulimin e një depo në San Severo ku 600 mbetje të pasistemuara ishin mblodhur në mënyrë të paligjshme. Më pas siç u konstatua nga bëhej fjalë për mbetje tekstili dhe mbetjet plastike, gome dhe dru që digjeshin dhe shkaktonin ndotje në mjedis.
Një tjetër depo ilegale u kap më pas në San Severo, brenda së cilës ishin grumbulluar 10 mijë tonë mbeturinash të përpunimit të tekstilit të përzier me plastikë. Dy depo të tjera ishin ndërtuar brenda një zone në Vasto, me rreth 1250 metra katrorë dhe në Chieuti me 1600 metra katrorë.