Cilat janë tre shenjat që do të kenë një të mërkurë sfiduese sot? Le ta nisin nga e para, Bricjapi.
Sot, ka të ngjarë të ketë një përplasje emocionale. Ose nuk do mundeni, ose nuk do të dini se si të t`i menaxhoni ndjenjat. Këto vështirësi mund t`i hasni në marrëdhëniet me miqtë, familjen apo një lidhje romantike. Kjo e fundit ka të ngjarë të jetë edhe më problematikja. Mundohuni të dëgjoni partnerin tuaj para se të përgjigjeni, përpiquni t’i shihni gjërat nga perspektiva e tij. Vetëm kështu do ta kuptoni se çfarë po thotë. Dita e sotme do të jetë të paktën një mësim i mirë, që do të shërbejë për të ardhmen.
Virgjëresha
Kohët e fundit ju jeni sfiduar vërtet në fushën e marrëdhënieve tuaja dhe ndërsa jo të gjitha ditët tuaja të vështira lidhen me dashurinë, për shumicën e shenjave nëse sot ka situata të pakëndshme, ato do lidhen me romancën. Vendimet e fundit i keni marrë nga frika se mos humbni dikë. Dita e sotme ju vë më në kontakt me realitetin. Mendoni përsëri për një situatë të kohëve të fundit ndaj së cilës reaguat nga frika. Shkoni më thellë dhe analizoni ndjenjat tuaja. Çështja ka më shumë rëndësi? Mos lejoni që keqardhja të vjedhë lumturinë tuaj.
Dashi
Ndjenjat janë shpesh ato që e ndërlikojnë jetën. Ose të paktën kjo është ajo që i thoni vetes kur gjithçka tjetër duket shumë e madhe ose shumë e vështirë për t`u trajtuar. Për ju është shumë e rëndësishme të bëni të tjerët të ndihen mirë. Po nëse nuk jeni të lumtur për vete, si mund të bëni të lumtur të tjerët? Në vend që të acaroheni dhe të ndiheni keq për veten sepse keni reaguar në një mënyrë që nuk duhej, fokusohuni tek situata. Përballuni dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Ata që ju duan vërtet, ju shoqërojnë në çdo hap.