Dihet që në dashuri, nuk është kurrë e lehtë që gjërat të kuptohen menjëherë dhe ka shenja që u shmangen gjithmonë marrëdhënieve serioze ose atyre që duket se po bëhen shumë serioze
E dini se për kë po flasim, apo keni nevojë t’ua rifreskojmë kujtesën? Do të bëjmë pikërisht këtë.




Ujori
Thuhet se ujori është shenja më romantike nga të gjitha, por ajo që nuk thuhet është se ai nuk arrin kurrë të vërë vulën për sa u përket marrëdhënieve serioze. Është gjithmonë në kërkim të një serie aventurash që mund të mbushin hapësirat e tij të zbrazëta dhe të vdekura.
Ndoshta duhet t’i përkushtohet asaj që ka më tepër rëndësi në këtë jetë: stabilitetit, të kërkuarit e atij personi që e bën zemrën e tij të rrahë fort në çdo pikëvështrim. Duhet provuar për ta besuar.




Dashi
Një tjetër shenjë që beson fuqishëm në lirinë dhe pavarësinë e tij dhe kurrë nuk dëshiron të lidhet me njerëzit që nuk kanë të njëjtën linjë mendimi.
Zakonisht, kur ai fejohet ose martohet përfundon duke u futur në një rrugë vërtet serioze, ai papritmas mbyll marrëdhënien me partnerin e tij të zakonshëm për ‘t’u fshehur’ me të dashurin e tij dhe për të jetuar emocione të momentit.




Binjakët
Të fundit, por jo më pak të rëndësishëm, Binjakët janë persona që i refuzojnë marrëdhëniet serioze në atë masë së të kuptojnë se kanë humbur njerëz që mund t’i bënin të ndiheshin mirë për një kohë të gjatë, shkruan Living.
Shenja e Binjakëve ndryshon mendje vazhdimisht dhe në fund të udhëtimit të vet të dashurisë, e gjen veten në zemër të thyer. /Telegrafi/