Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se nga dita e sotme do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për shkak të disa difekteve që kanë ndodhur nga shirat e ditëve të fundit. Aktualisht stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar, po ashtu edhe stacioni i ri i pompave në Milot që furnizon me ujë qytetin e Durrësit. Për shkak të rëshqitjes së dherave oranë depos së Shilores në Shijak, është carë tubacioni DN 400 mm dhe për këtë arsye zona e Shijakut dhe Maminasit nuk po furnizohet me ujë. Rëshqitjet e dherave kanë dëmtuar edhe tubacinin e ri DN 700 mm në kodrën e Ishmit. Në këto kushte është ndërprerë puna edhe në stacionin e pompave në Milot, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Durrësit dhe një pjesë e fshatrave. UKD ka dërguar që në momëntin e parë dy brigada që po meren me riparimin e difekteve. Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar.