ADVERTISEMENT
Vendi ynë gradualisht është prekur nga vala e të ftohtit polar që në fillim të kësaj jave kishte përfshirë Evropën. Temperaturat e ulëta dhe lagështia e ajrit do të sjellin reshje dëborë në pjesën më të madhe të territorit, por në sasi jo të konsiderueshme.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 01°C, në zonat e ulëta nga 01ºC në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 8°C.
Era do të fryej në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.