ADVERTISEMENT
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke ndikuar negativisht në situatën e përmbytjeve.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.