ADVERTISEMENT
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e borës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.