ADVERTISEMENT
A u mërzite?!
Duke qenë se jam përballur shpeshherë me këtë pyetjen ” A u mërzite” 48 orët e fundit, duhet të them dy fjalë:
Jo. Nuk jam mërzitur. Thjesht jam e neveritur. Neverinë e ndiej nga eksitimi i pseudoakademikëve, i pseudoanalistëve në këtë vend, që të jargavitur shpallin vdekjen e demokracisë dhe këtë e quajnë sukses.
Jeni as më pak e as më shumë veçse zagarë të një tirani dhe jam krejt e bindur që ai tiran, ju pështyn në surrat dhe ju thjesht fshini pështymën e tij dhe vazhdoni ta dëgjoni.
Unë nuk jam e mërzitur.Jam thjesht e neveritur. Unë mbështeta ndryshimin jo se do të vinte mrekullia, por se nuk do të vdiste demokracia.
I shtrëngoj dorën çdo shqiptari që nuk ka shitur votën tek sekti rilindas. I shtrëngoj dorën çdo shqiptari që është distancuar nga “morali” i orgjive, i kurvërisë, i rrugaçërisë, i hajdutërisë, i drogës, i krimit dhe i shkatërrimit.
Unë nuk jam e mërzitur, pasi morali juaj nuk do të jetë kurrë morali im.
Post Scriptum- Unë nuk jam e mërzitur, pasi nuk i shërbej një tirani. Mjeranët jeni ju!
Elona Caslli