Nëse je njeriu që ankohesh se nuk ke fat, që gjithmonë ndodh diçka që të prish terezinë e planet, mund ta ketë fajin shenja jote e horoskopit. Të paktën kështu thotë astrologia Mhoni Seer që ka bërë një klasifikim të pesë shenjave me më pak fat të horoskopit.
Kështu që mund të kesh të drejtë në opinionin që të është krijuar: Jam i pafat! (Nëse je një…)Dashi
Periudhat negative pasojnë njëra pas tjetrën, duke ju dhënë pak ose aspak pushim për t`u qetësuar. Ajo që duhet të bëni është të përpiqeni të mos humbni durimin, por t’i kundërshtoni vështirësitë me një qëndrim të sigurt dhe pozitiv. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe duhet ta dini. Reagoni dhe përballuni me stuhitë e jetës me qetësi të brendshme dhe do të shihni se ato do të çlirohen pak e nga pak.
Binjakët
Nëse fati i keq shpesh troket në derën tuaj, të dashur miq të shenjës së Binjakëve, sekreti për ta dëbuar është thjesht të mbyllni derën. Mos u ndje i mposhtur. Ashtu si me shenjën e Dashit, mos harroni se stuhia nuk zgjat përgjithmonë. Mos humbni kohë dhe energji duke menduar për vështirësitë e kaluara dhe ato të tanishme. Lundroni me to dhe dilni në breg!
Shigjetari
Gjithçka nuk mund të shkojë gjithmonë mirë. Gabimet dhe dështimet janë pjesë e rrugës sonë të rritjes. Kuptoni se nuk mund ta keni nën kontroll gjithçka dhe kështu do të jeni më pak të irrituar dhe të shqetësuar dhe nuk do të tërhiqni ato energji negative që shoqërojnë periudha të caktuara të jetës suaj. Jini më pak të rreptë me veten tuaj.
Bricjapi
Ajo që ju bën ‘viktimat’ e preferuara të negativitetit është mbyllja në vetvete në kohë të vështira. është e gabuar të mos kërkosh ndihmë. Nuk do të dukeni më pak të fortë nëse filloni të tregoni anën tuaj më të ndjeshme dhe emocionale. Mësoni të besoni më shumë tek të tjerët dhe do të shihni ndryshimin.
Peshqit
Fat i keq, të dashur miq të Peshqve, shpesh ka të bëjë me gjendjen tuaj financiare. Problemi juaj është balancimi i ardhurave dhe shpenzimeve. Kërkoni ndihmë nga një prej miqve tuaj të shumtë për t`u organizuar më mirë.