Marika Rizzi është në mesin e 200 të vaksinuarve të parë në qendrën e vaksinimit të kompanisë Oropan në Altamura, ditën e nisjes së vaksinimit për kompanitë. Një depo 390 metra katrorë, ngjitur me sektorin kryesor të prodhimit, e pajisur me një zonë pritjeje të jashtme, tani është gati që të administrojë deri në 500 doza çdo ditë.
Struktura, e themeluar me iniciativën e familjes Forte, u ofron bizneseve të vogla në zonë mundësinë për të përfituar nga vaksinimi për punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke kontribuar kështu në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit. Struktura është e ndarë në 5 zona: pranimi, informacioni, zona para dhe pas proçesit, një hapësirë kushtuar përgatitjes së vaksinave. Brenda, nddohet dhe një stacion i ndihmës së shpejtë lëvizëse, me pajisje reanimacioni.
Një rezultat i rëndësishëm ky që përcakton angazhimin midis sektorit privat dhe publik, në përputhje me protokollin kombëtar për zbatimin e planeve të biznesit, që synon aktivizimin e pikave të posaçme të vaksinimit.//telebari