Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije, porocesin e vaksinimit në vëndin tonë dhe ecurinë e saj.
Postimi i plotë:
“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastirliu.
Në Shqipëri po përdoret më tepër vaksina kineze anti Covid. Në të gjithë Shqipërinë janë ngritur pika të vaksinimit, duke përfshirë edhe personelin ushtarak në kryerjen e këtij procesi. Synimi i qeverisë shqiptare është që brenda majit të vaksinohen rreth 500 mijë shqiptarë.