Në Pulia, sipas të dhënave të raportuara në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, 2.9 milion doza të vaksinës anti Covid tashmë janë injektuar dhe synimi për të vaksinuar 3 milion persona parashikohet që do të arrihet këtë javë.
Puglia është e pesta në renditjen kombëtare për përqindjen e dozave të përdorura krahasuar me ato të marra.
96% e popullsisë mbi moshën 80 vjeç është e mbuluar me dozën e parë; 88.23% e banorëve midis 70 dhe 79 vjeç dhe 80.93% e Pulianëve midis 60 dhe 69 vjeç. Ndërsa në grupin e fundit rreth 94 mijë njerëz ende janë në pritje për të marë dozën e parë të vaksinës.//telebari