Në Pulia, ka përfunduar vaksinimi i “mbi 80-ve dhe personave me një nivel të lartë rrisku”. Kjo u njoftua nga këshilltari për shëndetësinë, Pierluigi Lopalco, gjatë një konference pas takimit të punës në këshillin rajonal, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. “Ne kujtojmë – saktësoi ai – se jo të gjithë 80-të mund të vaksinoheshin.
Sepse ka pasur edhe nga ata që e kishin kaluar kovidin dhe nuk dëshironin t’i nënshtroheshin një vaksinimi, pasi duhet të kuptojmë dhe situatat stresuese që lë pas prekja nga virusi. Në këtë grupmoshë, mbi 80-të, ne kemi mbulim praktikisht të gjithë popullsisë, ne jemi mbi 95 përqind, që për ne do të thotë praktikisht të gjithë.
Kontrollet janë kryer dhe tregohet se kuota e mbetur të personave të pavaksinuar, reszulton se nuk kanë pranuar, jo se nuk nuk u është ofruar shërbimi”, thotë Lopalco.//telebari