Mbi 22 mijë apulianë të moshës 29 deri në 25 vjeç, në vetëm tre orë e gjysmë, të ditës së sotme, kanë rezervuar për vaksinën anti Covid. Në total, 2,611,631 doza të vaksinave janë administruara deri më sot në Pulia, duke e bërë vendin të gjashtin në renditjen kombëtare, përsa i përketë ecurisë së vaksinimit. Nga ana tjetër autoritete shëndetsore njoftuan se spitali Covid i San Paolo mbyllet pas 6 muajsh.
Me kthimin në shtëpi të dy pacientëve të fundit, spitali Covid i San Paolo di Bari mbyllet. Nga sot, spitali kthehet në një qendër “Jo-Covid” dhe pavijonet e mbyllura riaktivizohen, pas gjashtë muajsh e gjysmë gjatë të cilëve u ndoqën 1,046 pacientë të infektuar me koronavirus. Pas higjiezimit, institucioni shëndetësor sot filloi aktivitetin e rregullt pas 200 ditësh, përballje me virusin. //telebari