Ambientet e Televizionit Klan janë përfshirë nga zjarri. Sipas burimeve është përfshirë nga flakët oborri i këtij televizioni.
Në pamjet e publikuara shihen shtëllunga të mëdha tymi që dalin nga ambientet e Klan, ndërsa vihet re se edhe zona është e mbuluar nga tymi i zi.
Nuk dihet ende se çfarë po digjet në oborrin e televizionit, apo nëse ka dëme materiale.
ADVERTISEMENT