Një sherr masiv është regjistruar në ndeshjen e femrave në Kupën e Bullgarisë, mes skuadrave të Baroko dhe Pirin.
Një përplasje mes dy lojtarëve kundërshtare, bëri që në fushë të shpërthen te një sherr masiv, ku u përfshinë të dyja skuadrat. Në fushë u futën edhe stafet e të dyja skuadrave për të qetësuar gjakrat, por kjo nuk u arrit.
Siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme, lojtaret përplasen keq me njëra tjetrën, ku nuk mungojnë grushtet, shkelmat apo edhe tërheqjet për flokësh. Ndeshja u ndërpre për disa minuta , për të filluar më pas përsëri.
PANORAMASPORT.AL