Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të zonës së Maminasit.
Automjeti, që sipas burimeve të Gazeta “Shqip” ishte taksi është kthyer përmbys dhe kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
Burimet kanë bërë të ditur se brenda makinës kanë qenë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer hetimet e nevojshme. Ndërsa mësohet se dy personat janë dërguar për mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se makina si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë është kthyer përmbys dhe jo se mund të jetë përplasur me ndonjë automjet tjetër.