Kryeministri Rama e ka nisur ditën me pamje nga puna në Lungomare 2 në Vlorë. Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se është në përfundim ngritja e plazhit publik me 5 yje, ku shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska e me ferra.
Ndër të tjera Rama thekson se më në fund duket se vendi po del nga tuneli i errët i pandemisë dhe do bëhet akoma më shumë për Vlorën e krejt Shqipërinë.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga Lungomare 2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje, aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.