Sezoni i Peshoreve thuajse erdhi dhe bashkë me të, nis një periudhë shumë romantike. Vjeshta e 2021-it do të jetë e fokusuar tek dashuria specifikisht për këto 3 shenja.
Dashi: Lidhjet do të jenë prioriteti juaj. Këtë muaj do të fokusohesh 100% tek jeta jote dashurore. Eshtë koha që t’i kujtosh vetes se lidhjet janë “punë në ekip” dhe jo vetëm përpjekje nga njëra palë. Partneri juaj e dashuron ambicien që keni, por është e rëndësishme t’i lini ndonjëherë edhe ata ta drejtojnë marrëdhënien. Ekuilibri është gjithçka, prandaj s’është e nevojshme t’i bëni të gjitha gjërat vetë.
Binjakët: Në mendjen tuaj këto kohë janë seksi dhe takimet e reja. Natyra juaj flirtuese, sportive dhe me humor që ndryshon nga çasti në çast është gati për t’u përfshirë në gjithçka, mjafton të mos jetë serioze. Eshtë kohë shumë e mirë për të eksploruar çdo opsion që keni dhe për të bërë qejf, gjë që dini ta bëni mirë. Planifikoni ca dalje të lezetshme, rikthehuni tek njohjet online dhe shihni ç’bëhet përreth.
Peshorja: Të gjithë sytë janë mbi ju! Gjatë periudhës suaj do të vini re që njerëzit ju kanë në mendje më shumë se zakonisht. Natyra juaj sociale, po tërheq vëmendjen nga të gjitha anët, prandaj sigurohuni ta ktheni në avantazh gjithë interesin që të tjerët po tregojnë për ju. Pavarësisht sa e ngarkuar jeni këtë kohë, duhet të zbuloni ç’kuptim ka për ju dashuria për veten. Të kesh dikë krah teje është lezetshëm, por kujtoji vetes se vlerat e tua nuk i përcakton fakti nëse jo apo jo në një lidhje. Çdo gjë ka kohën e saj.