Sipas njoftimit zyrtar të policisë raportohet se dy shtetas me iniciale, F. L., 22 vjeç, dhe M. C. (L)., 24 vjeç, kanë vjedhur një pikë karburanti në Fushë- Krujë
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.
—
Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.