Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të shtohen gjatë pjesës së dytë të ditës, duke sjellë reshje shiu. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e rebesheve.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 30ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 35ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.