Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 17°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.