AdriaNet
  • KREU
  • Lajme
    Akisdenton 70 vjeçari në Fushë Krujë, largohet nga vendi i ngjarjes

    Shkaktoi aksidentin me plagosjen e rëndë të një 36 vjeçari, arrestohet nga policia

    150 qytetarë të gjobitur për 10 ditë, Policia e Durrësit deklaron se vazhdon kontrollet anticovid

    150 qytetarë të gjobitur për 10 ditë, Policia e Durrësit deklaron se vazhdon kontrollet anticovid

    Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga

    Digjet makina “BMW”, dyshohet të jetë pronë e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha

    Zjarr nga rrjedhja e gazit, plagoset kryefamiljari

    Shpërthen bombula e gazit në banesë, dy persona përfundojnë në spital

    11 doza heroinë, arrestohet 17 vjeçari

    Grumbullime dhe manifestim, proçedohen penalisht dy organizatoret

    Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga

    Protesta e mbrëmshme në Durrës, policia: 2 arrestime dhe 2 proçedime penale

    Punimet pa cilësi dhe mungesa e korsive të biçikletave, reagojnë aktivistët e “Durrësi Aktiv”

    Punimet pa cilësi dhe mungesa e korsive të biçikletave, reagojnë aktivistët e “Durrësi Aktiv”

    Akisdenton 70 vjeçari në Fushë Krujë, largohet nga vendi i ngjarjes

    Tragjike, makina përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi

    Nga dhuna në familje tek shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, 5 në pranga

    Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, 1 arrestohet në flagrancë, 2 nën hetim

    • Aktualitet
    • Politike
    • Bota
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Sociale
    • HI TECH
    • DOSSIER
  • Kulture
    “Kullat e Sahatit në Shqipëri”, libri monografi i Dritan Çoku prezantohet në Durrës

    “Kullat e Sahatit në Shqipëri”, libri monografi i Dritan Çoku prezantohet në Durrës

    Muzika klasike dhe poezia greke, bashkohen në Parkun helen në vijim të Festivalit  Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”

    Muzika klasike dhe poezia greke, bashkohen në Parkun helen në vijim të Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”

    63 vite të dëshmuara nëpërmjet mjeshtërisë së fotografisë së Jorgo Mihal Vaso, në ekspozitën «Dropulli Ndër Vite»

    63 vite të dëshmuara nëpërmjet mjeshtërisë së fotografisë së Jorgo Mihal Vaso, në ekspozitën «Dropulli Ndër Vite»

    “Tmerri është i madh, dua ditën e harresës”! Vargjet tronditëse të Visar Zhitit për të ringjallur të birin! Kalvari i jetës së shkrimtarit, nga burgu te tragjedia e Atjonit

    “Tmerri është i madh, dua ditën e harresës”! Vargjet tronditëse të Visar Zhitit për të ringjallur të birin! Kalvari i jetës së shkrimtarit, nga burgu te tragjedia e Atjonit

    “Realitet dhe iluzion”, Arben Kristani sjellë për publikun ekspozitën e 11-të

    “Realitet dhe iluzion”, Arben Kristani sjellë për publikun ekspozitën e 11-të

    “Çmimi i Publikut” në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror online “Moisiu On”, Sako takon artistë në ditën e teatrit

    “Çmimi i Publikut” në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror online “Moisiu On”, Sako takon artistë në ditën e teatrit

    Nxjerrja në dritë e dëshmitë arkeologjike nënujore, pjesë e projektit Approdi

    Nxjerrja në dritë e dëshmitë arkeologjike nënujore, pjesë e projektit Approdi

    Pol Milo, prezanton librin Shtegtimi i dinozaurëve fluturues

    Pol Milo, prezanton librin Shtegtimi i dinozaurëve fluturues

    “Frymë jete”, ekspozita e 15 vjeçares Sonia Mustafa

    “Frymë jete”, ekspozita e 15 vjeçares Sonia Mustafa

  • Kuriozitete
    Astro-fotografi finlandez shpenzon 12 vjet për panoramën e plotë të Rrugës së Qumështit

    Astro-fotografi finlandez shpenzon 12 vjet për panoramën e plotë të Rrugës së Qumështit

    Mënyra si e keni parë këtë foto tregon shumë për ju…

    Mënyra si e keni parë këtë foto tregon shumë për ju…

    Pamje të rralla në Tropojë/ Orteku masiv i dëborës “derdhet” furishëm në fshat

    Pamje të rralla në Tropojë/ Orteku masiv i dëborës “derdhet” furishëm në fshat

    Nëse e gjeni se çfarë nuk shkon tek kjo foto, niveli juaj i inteligjenës është mbi mesataren

    Nëse e gjeni se çfarë nuk shkon tek kjo foto, niveli juaj i inteligjenës është mbi mesataren

    Lekët s’janë kurrë mjaftueshëm? Me ketë metodë shumë njerëz kanë gjetur zgjidhje

    Lekët s’janë kurrë mjaftueshëm? Me ketë metodë shumë njerëz kanë gjetur zgjidhje

    Kush gënjen më mirë, gratë apo burrat? Ja çfarë thotë studimi i ri

    Kush gënjen më mirë, gratë apo burrat? Ja çfarë thotë studimi i ri

    Të ka ndodhur të shohësh orën 11:11? Ja mesazhi që po të dërgohet

    Të ka ndodhur të shohësh orën 11:11? Ja mesazhi që po të dërgohet

    Muzika gjatë ushtrimeve përmirëson humorin dhe aftësitë kognitive

    Muzika gjatë ushtrimeve përmirëson humorin dhe aftësitë kognitive

    Ekspertët zbulojnë vendin më të mirë për të parë yjet në Tokë

    Ekspertët zbulojnë vendin më të mirë për të parë yjet në Tokë

  • Showbizz
    Sara dhe Atdheu lënë përfundimisht “Për’puthen” për njëri-tjetrin

    Sara dhe Atdheu lënë përfundimisht “Për’puthen” për njëri-tjetrin

    Sa vjeç mbush sot Vesa Luma? Surprizat nuk kanë fund

    Sa vjeç mbush sot Vesa Luma? Surprizat nuk kanë fund

    Publikohet lista e artistëve fitues, në mbrëmjen gala të “BRIT Awards 2021”

    Publikohet lista e artistëve fitues, në mbrëmjen gala të “BRIT Awards 2021”

    Dua Lipa fiton 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards” Nuk ka gjë që e ndal!

    Dua Lipa fiton 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards” Nuk ka gjë që e ndal!

    Brenda shtëpisë super luksoze 17.5 milionë dollarëshe, së Chrissy-t dhe John Legend

    Brenda shtëpisë super luksoze 17.5 milionë dollarëshe, së Chrissy-t dhe John Legend

    Po bashkëjeton prej kohësh me Gracianon, si reagoi Argjira pasi të gjithë mësuan për lidhjen e saj me balerinin e njohur

    Po bashkëjeton prej kohësh me Gracianon, si reagoi Argjira pasi të gjithë mësuan për lidhjen e saj me balerinin e njohur

    Reagimi epik i Stresit na la pa fjalë kur fansi i bëri pytetjen: ‘A e kishe zëvendësuar Keisin?’

    Reagimi epik i Stresit na la pa fjalë kur fansi i bëri pytetjen: ‘A e kishe zëvendësuar Keisin?’

    Sekreti i dobësimit të Adele,  trajneria zbulon  detaje që nuk i dinim

    Sekreti i dobësimit të Adele, trajneria zbulon detaje që nuk i dinim

    Tuna u bë nënë për herë të dytë! Patrisi i tha të gjitha me këtë foto

    Tuna u bë nënë për herë të dytë! Patrisi i tha të gjitha me këtë foto

    • AUTO
  • Shendeti
    Roli i Hekurit Në Infeksionet e Mykut – Kujdesi Që Ju Duhet

    Roli i Hekurit Në Infeksionet e Mykut – Kujdesi Që Ju Duhet

    Efektet Anësore Të Farave Të Kungullit – Përse Nuk Duhet ta Teproni

    Efektet Anësore Të Farave Të Kungullit – Përse Nuk Duhet ta Teproni

    Frutat Që Duhet Të Hani Çdo Ditë Për Të Mos Shtuar Në Peshë

    Frutat Që Duhet Të Hani Çdo Ditë Për Të Mos Shtuar Në Peshë

    Hipokondria – Frika e Të Pasurit Një Sëmundje Serioze

    Hipokondria – Frika e Të Pasurit Një Sëmundje Serioze

    Si Ndikojnë Arrorët Tek Ulçera Në Stomak

    Si Ndikojnë Arrorët Tek Ulçera Në Stomak

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    Çdo Dhimbje Koke Sinjalizon Një Problem Shëndetësor – Çfarë Duhet Të Dini

    Çdo Dhimbje Koke Sinjalizon Një Problem Shëndetësor – Çfarë Duhet Të Dini

    Lëngu i Bamjes Kundër Diabetit, Kolesterolit Dhe Sëmundjeve Të Veshkave

    Lëngu i Bamjes Kundër Diabetit, Kolesterolit Dhe Sëmundjeve Të Veshkave

    Si të Përdorni Kosin Për Infeksionet e Mykut

    Si të Përdorni Kosin Për Infeksionet e Mykut

  • Sport
    Vijon Kampionati Kombëtar, suksesi i radhës i Teuta Basket fitore e thellë dhe e pastër ndaj Eagles

    Vijon Kampionati Kombëtar, suksesi i radhës i Teuta Basket fitore e thellë dhe e pastër ndaj Eagles

    E bujshme/ Conor Mc Gregor në listën e TOP 10 së sportistëve më të paguar në botë, thyen Messin e Ronaldon

    E bujshme/ Conor Mc Gregor në listën e TOP 10 së sportistëve më të paguar në botë, thyen Messin e Ronaldon

    EKSKLUZIVE/ Ankandi te Vllaznia, zbulohet kompania që ofroi më shumë

    EKSKLUZIVE/ Ankandi te Vllaznia, zbulohet kompania që ofroi më shumë

    Murinjo me ide të qarta për transformimin e Romës, revolucioni fillon nga “playmakeri” i… Realit

    Murinjo me ide të qarta për transformimin e Romës, revolucioni fillon nga “playmakeri” i… Realit

    Humbja ndaj Milanit ishte kulmi për Pirlon, Juventusi merr vendimin për të ardhmen e tij

    Humbja ndaj Milanit ishte kulmi për Pirlon, Juventusi merr vendimin për të ardhmen e tij

    Ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Ferencvaroshit, Myrto Uzuni nominohet si lojtari më i mirë i vitit

    Ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Ferencvaroshit, Myrto Uzuni nominohet si lojtari më i mirë i vitit

    Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Nuk Kryeni Aktivitet Fizik

    Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Nuk Kryeni Aktivitet Fizik

    VIDEO/ Grushte, shqelma dhe tërheqje për flokësh! Degjeneron në dhunë ndeshja e femrave, shikoni sherrin masiv

    VIDEO/ Grushte, shqelma dhe tërheqje për flokësh! Degjeneron në dhunë ndeshja e femrave, shikoni sherrin masiv

    EKSKLUZIVE/ “Mezi po pres të vesh fanellën e Shqipërisë”, Nedim Bajrami: U realizua ëndrra…

    EKSKLUZIVE/ “Mezi po pres të vesh fanellën e Shqipërisë”, Nedim Bajrami: U realizua ëndrra…

  • Privacy Policy
Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet

Kreu Ekonomi

Dilemat e dy qeverisjeve, pse Shqipëria dhe sot është ndër më të varfrat e Europës

adrianettv nga adrianettv
April 24, 2021
ne Ekonomi
0
Dilemat e dy qeverisjeve, pse Shqipëria dhe sot është ndër më të varfrat e Europës
0
Shperndarje
16
Shikime
Share on FacebookShare on Twitter

Si jemi qeverisur në dekadat e fundit? Sa janë rritur pagat dhe të ardhurat e popullatës gjatë qeverisjes së PD-së dhe asaj të PS-së? A ka ndryshuar për mirë modeli ekonomik i vendit? Si ka ndikuar ulja dhe rritja e taksave në ecurinë e të ardhurave buxhetore? Sa ka ecur vendi në të ashtuquajturin proces të konvergjencës? Ku jemi sot në krahasim me vendet e rajonit? “Monitor” ka krahasuar ecurinë e dy periudhave qeverisëse 2005-2012 dhe 2014-2019

Nga Ornela Liperi

ADVERTISEMENT

A jemi qeverisur mirë apo keq në këto vite tranzicioni? Ekonomia është rritur, ndonëse me hope, të ardhurat janë zgjeruar, pagat kanë ndryshuar vazhdimisht, familjet dhe individët kanë më shumë mundësi, bizneset kanë investuar, janë zgjeruar apo dhe kanë falimentuar. Nuk ka dyshim se jemi më mirë se në fillimet e viteve ‘90, kur vendi sapo doli nga një ekonomi e përqendruar dhe varfëri e lartë.

Por dilema e vërtetë qëndron në përgjigjen e pyetjes: A jemi aty ku duhet të ishim? A është orientuar vendi drejt një modeli zhvillimi të qëndrueshëm? Si kanë ndikuar politikat e taksave në mjedisin e të bërit biznes? Sa konkurrues është bërë ai në raport me vendet e rajonit? Sa shpejt ka ecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, për të kapur sa më shpejt mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian?

Në fund të fundit, përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të konvergojnë në qëllimin final që duhet të ketë çdo qeveri: rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vet, uljes së pabarazisë e varfërisë, krijimit të një mjedisi të barabartë e konkurrues për sipërmarrjet, tërheqjes së investimeve me vlerë të shtuar të lartë, që në rezultante do të sillnin paga më të larta për çdo kategori të punësuarish, fitime të kënaqshme për të gjitha sipërmarrjet dhe më shumë të ardhura në buxhet, shoqëruar me rritjen e investimeve kapitale.

“Monitor” ka krahasuar ecurinë e dy periudhave qeverisëse, asaj të Partisë Demokratike në 2005-2012 dhe të Partisë Socialiste, në 2014-2019. Viti 2013 konsiderohet si neutral për shkak të tranzicionit të gjatë të kalimit të qeverisjes nga PD te PS, ndërsa 2020-a nuk është marrë në konsideratë, si një vit i jashtëzakonshëm, kur vendi u përball fillimisht me pasojat e tërmetit të fundit të 2019-s dhe më pas u gjend nën pushtetin e pandemisë së Covid-19.

Rritja ekonomike

Deri në vitin 2008, vendi ka njohur një cikël të lartë rritës, që kulmoi atë vit, me 7.5%, i ndikuar nga ecuria e mirë e ekonomisë globale, europiane dhe rajonale. Në vend, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektorët kryesorë që nxitën rritjen deri në 2008-n ishin industria, ndërtimi, shërbimet, posta dhe komunikacioni, shërbimet financiare.

Pas 2008-s, ekonomia vendase dhe ajo globale hynë në një normalitet të ri, si rrjedhojë e krizës globale financiare që frenoi ndjeshëm ciklin rritës. Në 2009-n, ritmet e rritjes ekonomike zbritën ndjeshëm në 3.3%, pas ngadalësimit të ndërtimit, industrisë, shërbimeve financiare, ndërsa posta e telekomunikacioni vijuan të rriten me ritme të larta.

Ecurinë më të dobët ekonomia e shënoi në 2013-n, me një rritje prej vetëm 1%, pas tranzicionit të zgjatur të kalimit të qeverisjes nga Partia Demokratike tek ajo Socialiste, në zgjedhjet e qershorit. Bujqësia u ngadalësua atë vit, ndërsa ranë ndërtimi, “tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” dhe “Informacioni e komunikacioni”, sipas të dhënave të INSTAT.

Në periudhën në vijim, me “normalitetin e ri”, ekonomia nuk arriti të rritej më shumë se 4% në 2018-n, edhe atë vit e nxitur më shumë nga prodhimi i mbarë i energjisë pas reshjeve të dendura të shiut. Aktivitetet e “tregtisë; transportit; akomodimit dhe shërbimit ushqimor” u përshpejtuan pas vitit 2016, teksa vendi filloi të bëhej një destinacion i preferuar turistik për të huajt, duke përfituar nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe krizës së përkohshme në Turqi, që nxitën agjencitë turistike të kërkonin tregje të reja.

Ajo që konstatohet në të dy periudhat është se rritja nuk ka qenë e qëndrueshme, por e varur nga sektorë të ndryshëm që ishin në fazë rritjeje në periudha të caktuara (psh bankat e telekomunikacionet para 2008-s) dhe ngjarje specifike, si p.sh. ndërtimi i Rrugës Durrës-Kukës në 2017-2018, apo punimet për gazsjellësin TAP në 2017-2019. Bujqësia shpesh është përdorur si “rregullator” i rritjes, sidomos përpara vitit 2013, ndërsa më pas ajo nuk ka arritur të zgjerohej më shumë se 1.7%.

Burimi: INSTAT

A ndryshoi modeli ekonomik?

Domosdoshmëria për të ndryshuar modelin ekonomik drejt sektorëve me vlerë të shtuar të lartë, ikjes nga ndërtimi, rritjes së produktivitetit, tërheqjes së investimeve të huaja me fokus Teknologjinë e Informacionit, largimi nga avantazhi i kostos së lirë të fuqisë punëtore, janë debatuar shpesh vitet e fundit.

Por, të dhënat tregojnë se struktura e ekonomisë ka mbetur pothuajse e pandryshuar në dy dekadat e fundit. Në 2019-n, pesha e bujqësisë ishte rreth 18.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pothuajse e njëjtë si në 2005-n. Në rritje të lehtë ishte industria, gjithsej me gati 2 pikë përqindje më shumë se në 2015-n, duke arritur në 11.6%, që ka ardhur më së shumti nga zgjerimi i industrisë së nxjerrjes së naftës (shfrytëzimi i burimeve natyrore të vendit).

Pesha e ndërtimit, që kulmoi në pjesën e parë të tranzicionit, erdhi në ulje ciklike deri në 2019-n, (nga 15% në 2015-n, në 8.6% në 2019-n), por po i rikthehet sërish rritjes së shpejtë. Në 2020-n, vitin e krizës, pesha e tij u rrit në 9.2%, më i larti që nga viti 2013. Për shkak të normës së lartë të kthimit dhe lehtësisë së injektimit të parave informale, ndërtimi po tërheq kapitalet e lira dy vitet e fundit, duke shfrytëzuar dhe çlirimin e lejeve të ndërtimit pas 2018-s.

“Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, një gjenerator kryesor i punësimit, vijon të kontribuojë me gati 17% të PBB-së.

Pesha e “Informacionit dhe komunikacionit” është ulur me 1.5 pikë përqindje në këto 14 vite, pas maturimit të industrisë së telefonisë së lëvizshme, ndërsa “Aktivitete financiare dhe të siguracionit” kanë mbetur në rreth 2% të PBB-së.

Nëse ka një aktivitet që ka lulëzuar, është ai i sipërmarrjes individuale të vetë njerëzve, sidomos të profesioneve të lira. “Aktivitete shkencore, profesionale, administrative dhe mbështetëse”, që përfshijnë shërbime juridike dhe të kontabilitetit, Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit, Aktivitete arkitekture dhe inxhinierie; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike, Kërkim dhe zhvillim shkencor, sollën gati 7% të PBB-së në 2019-n, nga më pak se 2% në 2005-n. Në rritje ka ardhur edhe pesha e argëtimit dhe çlodhjes, nga 1.5% në 2.3% të PBB-së.

Burimi: INSTAT

Modeli ekonomik nuk rezulton të ketë nxitur produktivitetin. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT, shifra e afarizmit vjetor për të punësuar për të gjithë prodhuesit në treg, në 2019-n ka rënë me 6.2% në krahasim me 2010-n.

Në të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve pothuajse u dyfishua. Ecuria tregon se bizneset kanë investuar më pak në teknologji dhe janë bazuar më shumë te kapitali intensiv i punës. Për të njëjtën periudhë, norma e fitimit për të gjithë prodhuesit në treg zbriti nga 12.2% në 8.4%.

Burimi: ANKETA STRUKTURORE, INSTAT

Vetëpunësimi vijon të mbetet burimi kryesor i sigurimit të jetesës për një të tretën e atyre që kanë një biznes. Sipas INSTAT, përqindja e të vetëpunësuarve në punësimin gjithsej ishte 32% në 2019-n, nga 30% në 2010, që është viti më i hershëm kur raportohen të dhënat, më e larta në rajon dhe e dyta në Europë, pas Turqisë.

Ky segment po përballet me tkurrjen e konsumit dhe konkurrencën e lartë që vjen nga zgjerimi i qendrave tregtare dhe zinxhirëve të organizuar të tregtisë me pakicë të produkteve ushqimore e të tjera. Kriza e Covid-19 vlerësohet ta ketë përkeqësuar më tej këtë tendencë, pasi ka favorizuar fuqizimin e të mëdhenjve dhe mbylljen e të vegjëlve. Ndërsa teorikisht zgjerimi i të mëdhenjve mund të jetë një zhvillim pozitiv (kur vjen në mënyrë organike), në afatin e shkurtër pritet të ushtrojë presion negativ tek të vetëpunësuarit, në mungesë të alternativave të tjera për të siguruar jetën.

Punësimi me kohë të pjesshme zë rreth 18% të totalit, sipas INSTAT, ndër më të lartat në rajon, duke treguar për paqëndrueshmërinë e tregut të punës.

Se sa pak eficiente dhe produktive është ekonomia këtë e tregon dhe kërkesa e ulët për forcë punëtore me arsim të lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se papunësia te personat me arsim të lartë në fund të 2020-s ishte 14%, përkundrejt 9.2% me arsim 8/9-vjeçar.

Banka Botërore vlerëson se ekosistemi i sektorit privat përbëhet nga firma kryesisht të vogla që investojnë pak në adoptimin e teknologjisë dhe inovacionin, përballen me mungesë aftësish (veçanërisht menaxheriale) dhe konkurrojnë në një treg me informalitet të lartë, të gjitha këto zvogëlojnë potencialin e tyre të rritjes. Rendimenti i ulët i sektorit bujqësor gjithashtu kontribuon në pabarazitë rajonale në standardet e jetesës dhe i shtyn njerëzit të migrojnë nga zonat rurale, duke rritur dendësinë urbane.

Sipas Bankës, Investimet e Huaja Direkte në infrastrukturën energjetike dhe eksportet e energjisë elektrike (si rrjedhojë e shiut) ndikuan në rritjen e PBB-së, por asnjë prej tyre nuk ndikoi në krijimin e vendeve të punës cilësore, dhe investimet nuk kanë forcuar zinxhirët e vlerës që lidhen me tregjet rajonale dhe globale.

Investimet e huaja u mbajtën gjallë nga TAP dhe Devolli

Investimet e Huaja Direkte arritën kulmet e tyre në vitin 2009, kryesisht nga investimet në fushën e telekomunikacioneve dhe më pas në 2018-2019, duke i kaluar 1 miliard euro, pas projekteve të mëdha të gazsjellësit TAP dhe hidrocentraleve mbi lumin Devoll, të iniciuara para vitit 2013.

Të dhënat e investimeve, sipas aktivitetit ekonomik, të cilat janë të disponueshme që nga viti 2014, tregojnë se në 4 vitet e fundit (2016-2020) rritja ka ardhur vetëm nga “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar”, ku përfshihen dy aktivitetet e mëdha të gazsjellësit dhe hidrocentraleve. Të dy këto projekte kishin një vlerë prej rreth 2 miliardë eurosh. Por, projekti më i madh, ai i gazsjellësit TAP, me investim 1.5 miliardë euro, pritet të ketë një efekt minimal në Shqipëri pas përfundimit të tij në 2020-n, për shkak se Shqipëria nuk ka infrastrukturën për të përfituar nga gazi që kalon në territorin e saj.

Nëse Shqipëria nuk do të kishte arritur të tërhiqte këto dy projekte të mëdha, stoku i investimeve të huaja do të ishte të paktën 20% më i ulët në 2020-n, duke mbetur në nivelet e rreth 6.5 miliardë eurove, njësoj si në vitin 2017.

“Informacioni dhe komunikacioni”, segmenti që tërhoqi më shumë investime në vend deri në vitin 2016 dhe kishte udhëhequr rritjen ekonomike deri në atë periudhë, ka kaluar në të katërtin, pas stanjacionit të këtij sektori.

Krahas energjisë dhe gazit, rritje në katër vitet e fundit shënuan edhe aktivitetet e Industrisë nxjerrëse, financiare dhe të sigurimit, Industria përpunuese, pasuria e paluajtshme, por me ritme shumë më të ulëta se investimet e gazsjellësit dhe hidrocentraleve.

Burimi: BANKA E SHQIPËRISË

Burimi: BANKA E SHQIPËRISË

Taksimi i të “pasurve” nuk funksionoi, diferencën e kanë bërë sigurimet

Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, duke qenë ndër më të ulëtat në Europë dhe rreth 10 pikë përqindje më pak sesa mesatarja rajonale. Informaliteti i lartë, produktiviteti i ulët, mungesa e sipërmarrjeve të mëdha, përqendrimi i aktiviteteve te tregtia me shumicë, që punon me marzhe të ulëta, janë arsyet kryesore të kësaj performance. Këtyre u shtohet edhe pesha e lartë që ka bujqësia në ekonomi (rreth 19% e PBB-së), një sektor që mbetet në pjesën më të madhe i pataksuar.

Diferenca më e madhe mes dy qeverisjeve ishte në taksimin për bizneset dhe individët. Partia Demokratike zgjodhi modelin e taksave të ulëta për të gjithë, me tatim të sheshtë prej 10%, ndërsa socialistët e rritën tatimfitimin dhe përshkallëzuan tatimin mbi pagën, duke e çuar deri në 23% për pagat mbi 130 mijë lekë (më pas kufiri u rrit në 150 mijë lekë).

Nga 2008, pas vendosjes së tatimit të sheshtë, qeverisja e Partisë Demokratike nuk arriti të ruajë të njëjtin ritëm të ardhurash, e ndikuar dhe nga ngadalësimi i ekonomisë pas krizës globale. Të ardhurat buxhetore në raport me PBB-në, ranë në 24.8% në 2012-n, nga 26.9% në 2008-n. Pas 2015-s, të ardhurat arritën deri në 27.8% të PBB-së në 2017-n, për t’u tkurrur më pas lehtë në vitet e mëpasshme.

Burimi: MINISTRIA E FINANCAVE

Ndonëse të ardhurat në raport me PBB-në kanë shënuar tendencë rritjeje në dekadën e fundit (nga 25.4% e PBB-së në 2011 në 27.3% e PBB në 2019), e kundërta ka ndodhur me të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, të cilat kanë rënë nga 9.2% e PBB-së në vitin 2011 në 7.8% të PBB-së në 2019.

Kjo tendencë tregon për një reduktim të rendimentit të mbledhjes së të ardhurave nga TVSH. Në vitin 2019, tendenca rënëse është e lidhur edhe me përjashtimin nga TVSH-ja të nënkontraktorëve të gazsjellësit TAP, të cilët realizonin një volum të lartë punimesh e si rrjedhojë, edhe TVSH-je.

Megjithatë, edhe përpara këtij viti, ecuria e të ardhurave nga TVSH ka ndjekur një trajektore përkeqësuese, duke treguar ose për një rënie të konsumit, ose rritje të informalitetit.

Nga ana tjetër, taksimi indirekt (mbi konsumin) ka vijuar të jetë dominues në mbledhjen e të ardhurave kundrejt taksimit të të ardhurave (individë dhe kompani) dhe pasurisë[1]. Në vitin 2019 tatimet dhe taksat indirekte (mbi konsumin), ku përfshihen TVSH, akciza dhe taksat doganore përbënin 40% të totalit të të ardhurave buxhetore. Ndërsa taksat direkte, ku përfshihen tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi pasurinë dhe taksën e biznesit të vogël përbënin 19% të totalit të të ardhurave buxhetore.

Gjatë gjithë periudhës kemi “dominim” të të ardhurave të mbledhura nga tatimet që rëndojnë konsumin, siç janë: TVSH, Akcizë dhe Taksë doganore, kundrejt tatimeve që rëndojnë direkt të ardhurat e përftuara nga individë dhe biznese dhe pasurinë e tyre (ndërtesa apo tokë bujqësore).

Në këtë raport të të ardhurave nga taksimi indirekt vs. direkt, sipas Ministrisë së Financave, kanë ndikuar disa faktorë: tatimet indirekte janë më të thjeshta për t’u mbledhur, veçanërisht ajo pjesë që mblidhet në momentin e importit, ndërsa tatimet direkte (sidomos mbi të ardhurat individuale) për kohë të gjatë kanë qenë objekt i niveleve të larta të shmangies dhe evazionit tatimor; përveç kësaj, politika e ndjekur ka qenë ajo e uljes së vazhdueshme të normave të taksimit direkt; ndërkaq, lidhur me taksimin indirekt, norma e TVSH është mbajtur e pandryshuar që në vitin 1996 (kur hyri në fuqi Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) dhe akciza ka shënuar rritje të vazhdueshme për mallrat kryesore si karburante dhe cigare.

Tatimi mbi fitimin, ndonëse në rritje deri në 2.2% të PBB-së sërish mbetet në nivele më të ulëta se në 2006-n, kur u shënua niveli më i lartë prej 2.6% e PBB-së.

Tatimi mbi të ardhurat personale, që në thelb synonte që të taksonte më shumë të ashtuquajtur të “pasur” nuk e arriti qëllimin. Të ardhurat nga ky zë nuk e kaluan nivelin 2.2% të PBB-së (me përjashtim të 2019-s, kur efektin e dha ulja e dividendit me efekt prapaveprues), njësoj si përpara vitit 2013.

Përkundrazi, Tatimi mbi pagat e larta ka nxitur vitet e fundit një skemë të shmangies ndaj taksave, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe diferencën e madhe mes taksimit të individëve me paga të larta dhe bizneseve të vogla. Individët me paga të larta u regjistruan si persona fizikë, (biznes i vogël) dhe faturojnë kompanitë që ata punojnë, në mënyrë që të shmangin tatimin mbi të ardhurat personale, që për pagat e larta arrin deri në 23%. Janë kryesisht doktorë në spitale private, konsulentë, apo individë të tjerë me të ardhura të larta, përfshirë edhe të huaj, duke detyruar financat që të ndërmerrnin ndryshime të tjera ligjore për të kufizuar këto shmangie.

Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 150 mijë lekë është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Socialistët kanë premtuar që nga janari 2022, kufiri që tatohet me 23% do të rritet në 250 mijë lekë, ndërsa të djathtët premtojnë një tatim të sheshtë prej 9%.

Të dhënat tregojnë se pavarësisht nivelit të taksave, në periudhën 2005-2019, të ardhurat tatimore janë luhatur në rreth 18% të PBB-së, me vitet më të mira historike në 2008-n (19% e PBB-së) dhe 2017-n (18.9%).

Burimi: MINISTRIA E FINANCAVE

Diferencën vitet e fundit e kanë bërë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (fondet speciale), të cilat në 2019-n arritën në 5.9% të PBB-së, nga 4.35% në 2012-n, duke treguar një përmirësim të punësimit dhe të uljes së informalitetit në tregun e punës.

Niveli i ulët i të ardhurave kushtëzon edhe kahun tjetër, atë të shpenzimeve. Paratë që qeveria shpenzon për administratën, subvencionet e pensioneve, pagesat e interesave të borxheve dhe sidomos investimet kapitale për rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, spitale etj., nuk i kalojnë 30% të PBB-së (në një periudhë normale). Të ardhurat e ulëta kufizojnë mundësitë për rritjen e pagave të administratës (që janë më të ulëtat në rajon), apo të pensioneve (që mbeten poshtë kufirit minimal të jetesës).

Investimet kapitale kulmuan në 2008-2009, duke arritur në 8.4-8.7% të PBB-së, me ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës. Pas 2013-s, ky tregues nuk e kaloi asnjëherë nivelin e 5%, me përjashtim të 2020-s, kur qeveria u detyrua të merrte masa të jashtëzakonshme për të ndihmuar ekonominë e goditur nga Covid-19, përmes paketave mbështetëse, rritjes së pagesave sociale, si dhe fondeve për rindërtimin pas tërmetit. Paketat mbështetëse direkte ishin gjithsesi më të ulëta në rajon dhe Europë, në vetëm 1% të PBB-së, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Burimi: MINISTRIA E FINANCAVE

Pagat, rritje e ulët, varfëria nuk ka ndryshuar

Treguesi më i mirë, sesa rritja ekonomike, që është kthyer në shtim mirëqenieje për individin, është rritja e pagave. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në sektorin shtetëror, rritja reale e pagave ka qenë më e lartë deri në vitin 2009, duke arritur kulmin në 2007-n (+13.8%) dhe më pas është ngadalësuar. Pas 2013-s, të punësuarit në shtet kanë përfituar rritje reale zero, me përjashtim të 2017-s (7.8%) dhe 2019-s (1.9%).

Burimi: MINISTRIA E FINANCAVE

Për sektorin privat, krahasimi është më i vështirë, si për shkak të informalitetit që karakterizon deklarimet e listë-pagesave nga pjesa më e madhe e bizneseve dhe mungesës së raportimit nga INSTAT përpara vitit 2011.

Të dhënat zyrtare (që mund të merren me rezerva për shkak të informalitetit) tregojnë se paga mesatare mujore për një të punësuar në biznesin privat (përjashtuar sektorin financiar, shtetëror, bujqësinë, organizatat ndërkombëtare) nuk ka shënuar rritje reale më të lartë sesa 2.7%, ndërsa ka dhe vite kur ajo ka ardhur në ulje reale.

Burimi: INSTAT, PËRPUNIME TË MONITOR

Një tjetër pikëpyetje është se sa rritja ekonomike ka qenë gjithëpërfshirëse dhe ka ndikuar në uljen e pabarazisë dhe varfërisë. Sërish vlerësimi mbetet i vështirë, pasi të dhënat e fundit për matjen e saktë të varfërisë i përkasin vitit 2012.

Por, një raport i Bankës Botërore për diagnostikimin e vendit, i publikuar në maj 2020, konstatonte se reduktimi i varfërisë nuk ka reaguar shumë ndaj rritjes ekonomike, midis periudhës 2014 dhe 2017, në krahasim me periudhën e parakrizës globale financiare të 2008-s dhe varfëria vlerësohet se është rritur që atëherë.

Banka vëren se që nga viti 2015, varfëria ishte në stanjacion (ajo ra me 0.2 pikë përqindje midis 2015 dhe 2017) dhe deri në 2017, afër 4 në 10 shqiptarë ende jetuan me më pak se 5.5 dollarë amerikanë në ditë. Në fakt, deri në vitin 2017, niveli i varfërisë ishte ende mbi nivelin e vitit 2008.

Sipas raportit të Bankës, midis 2002 dhe 2008, një rritje prej 1% e PBB-së u shoqërua me një ulje të varfërisë prej 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra dhe një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në një ulje të varfërisë 0.8%.

Rritja e prosperitetit te shtresat e varfra ishte pak më e lartë gjatë periudhës para krizës: ndërmjet 2005 dhe 2008, 40% e popullsisë që jetonte në kufirin e poshtëm të varfërisë shënoi një rritje vjetore të konsumit mesatar prej 2.64%, mbi mesataren për popullsinë e përgjithshme (1.25%). Tkurrja e ekonomisë midis 2008 dhe 2012 goditi fort 40 përqindëshin që jeton nën kufirin e 5.5 dollarëve në ditë, dhe konsumi i tyre mesatar ra me 1.2%. Midis 2014 dhe 2017, përsëri u vërejt një rritje pozitive në mesataren e konsumit të shtresës së varfër, megjithëse pak më poshtë nivelit të parakrizës (me 2.44% në vit, kundrejt 0.7% në vit për popullsinë e përgjithshme).

Banka Botërore vlerëson se varfëria do të rritet më tej pas tërmetit dhe krizës së shkaktuar nga Covid-19. “Parashikimet e hershme të varfërisë pas tërmetit dhe pandemisë Covid-19 sugjerojnë se varfëria do të vazhdojë të qëndrojë në kufirin e rreth 40% në vitin 2020, në thelb duke fshirë çdo ulje të varfërisë së konstatuar vitet e fundit”.

Shqipëria vlerësohet se ka elasticitetin më të ulët në lidhjen mes rritjes ekonomike dhe varfërisë në rajon, përveç faktit që ai është përkeqësuar vitet e fundit. Sipas Bankës Botërore, në Serbi, një rritje me 1% e PBB-së e uli varfërinë me gati 4% në periudhën 2013-2016 (përkundrejt 0.8 që e reduktoi në Shqipëri).

Një shpjegim lidhet me modelin e rritjes së Shqipërisë dhe llojin e punësimit. Banka Botërore thekson se rritja ka qenë e orientuar nga konsumi që ka nxitur sektorët e patregtueshëm dhe punësimin me aftësi të ulëta.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i të punësuarve ka ardhur në rritje pas vitit 2013, me rreth 188 mijë persona më shumë. 60% e rritjes ka ardhur nga femrat. Shtimi i të punësuarve është reflektuar dhe në zgjerimin e të ardhurave nga sigurimet shoqërore e shëndetësore. Ky tregues është nxitur edhe nga dypunësimi, si një alternativë për shmangien e tatimit 23% mbi pagat e larta. Drejtoria e Tatimeve bëri të ditur se në fund të 2020-s në vend kishte rreth 88 mijë të dypunësuar.

Burimi: INSTAT

Ndër të fundit në Europë për pagat dhe të ardhurat për frymë, model i paqëndrueshëm zhvillimi

Në krahasim me dy dekada më parë, shqiptarët kanë më shumë të ardhura. Shifrat e FMN-së, që matin PBB për frymë me çmimet korente, sipas barazisë së fuqisë blerëse, tregojnë një rritje mbi 4% në vit, me përjashtim të 2010-s, kur tranzicioni i qeverive ngadalësoi rritjen ekonomike.

Burimi: FMN

Për t’i dhënë përgjigje pyetjes se a jemi aty ku duhet të ishim, dy janë indikatorët kryesorë:

-Së pari, sa shpejt ka ecuri vendi në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që kërkon një rritje më të shpejtë të vendeve në zhvillim, me synim arritjen brenda një periudhe sa më të shkurtër të mesatares së shteteve të zhvilluara.

-Së dyti, ku jemi në raport me shtetet e tjera të rajonit, që kanë pasur një tranzicion të ngjashëm me ne.

Në procesin e konvergjencës, Shqipëria ka bërë përpara nga 2008-a deri në 2011-n, kur prodhimi i brendshëm për frymë, sipas fuqisë blerëse u rrit nga 25% e mesatares europiane në 30%. Më pas, mbeti në vend dhe në 2019-n, treguesi ishte sa 31% e mesatares së BE-së.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit (pa përfshirë Kosovën), Shqipëria vijon të jetë e fundit në Europë. Ecurinë më të mirë e ka shënuar Mali i Zi, që ka arritur në 50% të mesatares së BE-së në 2019. Hendeku mes dy shteteve fqinjë është thelluar në 19 pikë përqindje, nga 17% në 2008-n.

Burimi: EUROSTAT

Modeli ekonomik vijon të mbetet më i pafavorshmi në rajon. Vendi nuk ka arritur të shfrytëzojë as avantazhet e veta konkurruese. Shqipëria është më bujqësorja në rajon (me 18.4% të PBB-së), kundrejt 6.3% të Serbisë dhe 7.2% të Maqedonisë. Në paradoks, prodhimi i produkteve ushqimore është shumë më i ulët se në dy vendet fqinjë. Në Shqipëri ai zë 0.9% të PBB-së, kundrejt 3.4% në Maqedoni e Serbi, sipas të dhënave nga institutet statistikore të vendeve përkatëse.

Industria përpunuese në tërësi mbetet më pak e zhvilluara tek ne, duke kontribuar në 6.1% të PBB-së, përkundrejt 14.5% në Serbi dhe 12.9% në Maqedoni. Serbia ka ecur shpejt në Teknologjinë e Informacionit, duke u kthyer në një model jo vetëm në rajon, por edhe Europë. Pesha e IT dhe shërbimeve të Informacionit në Serbi i ka kaluar 3% të PBB-së, përkundrejt 0.5% në Shqipëri.

Burimi: INSTITUTET STATISTIKORE TË VENDEVE PËRKATËSE

Qeveria i ka lënë “dorë të lirë” bizneseve, duke mos orientuar apo ndihmuar modelin ekonomik, siç ka bërë psh Serbia. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga fillimi i tranzicionit, që u shoqërua me një zhvendosje masive të popullsisë në qytet dhe ndërtime pa fre, kjo mani po vazhdon akoma, me ritmet më të larta në Europë.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2018, tregojnë se 75% e investimeve të brendshme në ekonomi shkuan pikërisht në sektorin e ndërtimit. Në krahasim me 1996-n, që është viti i pari që INSTAT e raporton këtë të dhënë, ndryshimi, për një vend që është mbushur kudo me beton, është fare i vogël.

Formimi bruto i kapitalit fiks, i cili jep të dhëna për investimet e brendshme materiale dhe jo materiale në ekonominë e vendi është një tregues i rëndësishëm se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet në vend që të konsumohet.

Për vitin 2018, ai përbëhet 75% nga ndërtimi, 18.1% nga pajisjet, 5.3% për transportin, për bujqësinë 0.93% (kryesisht në pemëtari dhe vreshtari), ndërsa për programe kompjuterike dhe sistem të dhënash (database), ku po orientohet sot e gjithë bota, shkojnë vetëm 0.62% të totalit të investimeve.

Në afatin e shkurtër, investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë.

Europa i përdor paratë krejt ndryshe në krahasim me Shqipërinë. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2016, investimet e brendshme shkojnë 48% për ndërtim. Pjesa tjetër përdoret në investime në teknologji e shpikje, që rrisin produktivitetin, përkatësisht 31% në pajisje dhe 17% në pronësi intelektuale. Edhe vendet e tjera të rajonit çojnë më pak investime në ndërtim dhe më shumë për pajisje e teknologji.

Burimi; INSTAT, EUROSTAT, INSTITUTET RAJONALE, SHQIPËRIA PËR VITIN 2018, TË TJERAT 2016

Banka Botërore vlerëson se ndërsa industritë kryesore për rritjen e ardhshme në Shqipëri, siç është turizmi dhe transferimi i njohurive janë zhvilluar kohët e fundit, struktura e punësimit në të gjithë sektorët ka ndryshuar ngadalë në favor të prodhimtarisë dhe shërbimeve, dhe bujqësia ende punësoi rreth 38% të fuqisë punëtore në vitin 2019.

Për shkak të produktivitetit të ulët, orientimit të ekonomisë drejt industrive me vlerë të shtuar të ulët dhe që kanë avantazh krahun e lirë të fuqisë punëtore, mungesën e sofistikimit dhe investimeve në teknologji, pagat mesatare vijojnë të mbeten më të ulëtat në Europë, madje dhe në rajon, duke u bërë një faktor nxitës për emigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Në nivelin e rreth 400 eurove, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri është rreth 30% më e ulët sesa ajo e Kosovës, e dyta më e ulët pas nesh.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë për fitimet mediane mujore bruto për vitin 2018 të qytetarëve të saj. Këto të dhëna (fitimet mediane) referojnë se gjysma e shqiptarëve fitojnë më pak se 302 euro në muaj dhe gjysma tjetër më shumë.

Më pak në Europë fitojnë dhe banorët e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Turqisë, Serbisë, Malit të Zi (të dhënat për Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë janë të vitit 2014). Por, gjithsesi, fitimet mediane të shqiptarëve në 2018-n ishin 25% më të ulëta sesa të maqedonasve (404 euro) dhe sa gjysma e malazezëve në 2014-n, ndërsa janë 53% e fitimeve mesatare të serbëve në 2018-n. (mungojnë të dhënat për Kosovën).

Burimi: INSTITUTET STATISTIKORE TË VENDEVE PËRKATËSE

Një reflektim për të ardhmen (në vend të konkluzioneve)

Edhe sot, fokusi i partive politike mbetet i orientuar drejt taksave, apo elementeve që janë lehtësisht të kapshme nga publiku (ende vijon premtimi për ujë 24 orë!).

Problemi kryesor i programeve të partive politike mbetet se nuk shkojnë përtej populizmit për të fituar sa më shumë vota dhe vizioni afatshkurtër. Ai është i lidhur edhe me mandatin 4-vjeçar të qeverive, por edhe me faktin që reformat e thella, që fillojnë me arsimin, do të duan kohë të japin fryte dhe asnjë prej tyre nuk duket se ka pasur vullnetin politik të heqë dorë nga votat sot, për të ofruar përmirësim të mirëqenies nesër dhe për brezat e ardhshëm.

Kjo filozofi qeverisëse, deri tani, e ka lënë vendin me një model të paqëndrueshëm zhvillimi, duke na renditur të fundit në Europë për rendimentin fiskal dhe të ardhurat e pagat, çka gjithnjë e më shumë po ndikon negativisht në perceptimin e individëve për të ardhmen e këtij vendi.

Duhet konsensus për strategji afatgjatë, që do të mund të gjenerojë një model të rritjes, me fokus te sektorët që kanë potencial për rritje të produktivitetit. Nëse ekonomia prodhon dhe fiton, zgjerohen investimet, sidomos ato në teknologji, shtohen automatikisht të ardhurat në buxhet, rriten pagat, si një katalizator shprese për të ngadalësuar hemorragjinë e emigracionit, që tashmë ka përfshirë jo vetëm individët me të ardhura të larta, por edhe familjet.

Monitor/

adrianettv

adrianettv

Related Posts

Rindërtimi/Si do njihen si shpenzime të zbritshme kontributet e donatorëve për kompanitë e ndërtimit; Miratohen procedurat
Ekonomi

Rindërtimi/Si do njihen si shpenzime të zbritshme kontributet e donatorëve për kompanitë e ndërtimit; Miratohen procedurat

May 12, 2021
Më pak se një e treta e pronave shiten me çmimin që nxirren në treg
Ekonomi

Më pak se një e treta e pronave shiten me çmimin që nxirren në treg

May 10, 2021
Tatimet bizneseve: Filloni fiskalizimin që tani, ecuria e deritanishme
Ekonomi

Tatimet bizneseve: Filloni fiskalizimin që tani, ecuria e deritanishme

May 8, 2021
Artikulli Tjeter
Itali/ Shitësit ambulantë, protestë në lungomare: Po falimentojmë

Itali/ Shitësit ambulantë, protestë në lungomare: Po falimentojmë

Horoskopi për ditën e dielë, 25 prill 2021

Horoskopi për ditën e dielë, 25 prill 2021

Horoskopi për ditën e hënë, 26 prill 2021

Horoskopi për ditën e hënë, 26 prill 2021

Recommended

Mbarojnë për thashetheme, këto 3 shenja të Horoskopit mbajnë “trofeun”

Mbarojnë për thashetheme, këto 3 shenja të Horoskopit mbajnë “trofeun”

4 years ago
Tiranë/ Arrestohen babë e birë pasi rrahën dhëndrin dhe krushkun e tyre

Tiranë/ Arrestohen babë e birë pasi rrahën dhëndrin dhe krushkun e tyre

4 years ago
Ekspertët e OBSH-së: Sinovac është efikase, por mungojnë të dhëna

Ekspertët e OBSH-së: Sinovac është efikase, por mungojnë të dhëna

4 years ago
Humb jetën nga koronavirusi aktorja e njohur e telenovelave meksikane

Humb jetën nga koronavirusi aktorja e njohur e telenovelave meksikane

5 years ago

Advertisment

Categories

  • Aktualitet
  • ASTROLOGJI
  • AUTO
  • Bota
  • Business
  • Diaspora
  • DOSSIER
  • Ekonomi
  • ENGLISH
  • Foto Lajm
  • Fotolajm
  • Galeria
  • HI TECH
  • Histori njerëzore
  • HOROSKOPI
  • Itali
  • Kronikë
  • Kronike
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Lifestyle
  • MOTI
  • National
  • News
  • Opinion
  • Politics
  • Politike
  • Rajoni
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Speciale
  • Sport
  • Sports
  • Travel
  • Uncategorized
  • Video
  • VIZION

Topics

4 në Durrës arrestohet nga policia basha bazuar në shenjën e horoskopit Bota vazhdon betejën me COVID-19 COVID-19 Diell dhe rritje temperaturash Diell dhe temperatura të larta Diell dhe ulje temperaturash Durrës Horoskopi Horoskopi ditor Horoskopi ditor nga astrologu italian Paolo Fox Horoskopi i fundjavës Horoskopi nga Paolo Fox Horoskopi për ditën e diel Horoskopi për ditën e dielë Horoskopi për ditën e enjte Horoskopi për ditën e hënë Horoskopi për ditën e martë Horoskopi për ditën e mërkurë Horoskopi për ditën e premte Horoskopi për ditën e shtunë ja parashikimi i motit për sot Javë e re Kuvend Lsi lulzim Basha Më thuaj çfarë shenje je Noizy Parashikimi i motit Parashikimi i motit për sot parashikimi i muajit Qershor 2020 Parlament Pd personat policia qeveri Rama Sipas shenjës së HOROSKOPIT Temperatura të larta Ulje temperaturash vetting Vrasje “Muaj i ri
Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet

Highlights

Po ju e gjeni veten? 2 shenjat e horoskopit që ndajnë edhe kafshatën e fundit me të tjerët

Lajme të mira. Sot dashuria juaj do të ketë një fuqi magjike…, mësoni parashikimin e horoskopit për secilin prej jush

Pse astrologët janë kaq optimistë për 2022-shin. Njihuni me surprizat e mëdha

Bëhuni gati! Para lumë do vijnë! Ja shenjat që do bekohen me fat 10 ditëshin e ardhshëm

Horoskopi nga Paolo Fox, çfarë rezervojnë yjet për Daten 22 dhjetor 2021

Horoskopi për datën 22 dhjetor 2021 nga Russell Grant

Advertisment

ADVERTISEMENT

Trending

“Kullat e Sahatit në Shqipëri”, libri monografi i Dritan Çoku prezantohet në Durrës
Kulture

“Kullat e Sahatit në Shqipëri”, libri monografi i Dritan Çoku prezantohet në Durrës

nga adrianettv
January 15, 2022
0

Prezantimi i librit të arkeologut dhe studiuesit Dritan Çokut "Kullat e Sahatit në Shqipëri", si dhe ekspozita...

Bèni shumë qèjf, kësaj shènje i dýfíshòhen párátë këtë javë, ja fátlùmèt

Bèni shumë qèjf, kësaj shènje i dýfíshòhen párátë këtë javë, ja fátlùmèt

December 22, 2021
4 shenja të zodiakut që e duan vetminë

4 shenja të zodiakut që e duan vetminë

December 20, 2021
Po ju e gjeni veten? 2 shenjat e horoskopit që ndajnë edhe kafshatën e fundit me të tjerët

Po ju e gjeni veten? 2 shenjat e horoskopit që ndajnë edhe kafshatën e fundit me të tjerët

December 20, 2021
Lajme të mira. Sot dashuria juaj do të ketë një fuqi magjike…, mësoni parashikimin e horoskopit për secilin prej jush

Lajme të mira. Sot dashuria juaj do të ketë një fuqi magjike…, mësoni parashikimin e horoskopit për secilin prej jush

December 20, 2021
ADVERTISEMENT
AdriaNet

AdriaNet.al - informacion i sigurte dhe ne kohe reale.

Follow us on social media:

  • KREU
  • Lajme
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Showbizz
  • Shendeti
  • Sport
  • Privacy Policy

© 2020 AdriaNET - Powered by PubliAlb.

Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet
  • KREU
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Politike
    • Bota
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Sociale
    • HI TECH
    • DOSSIER
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Showbizz
    • AUTO
  • Shendeti
  • Sport
  • Privacy Policy

© 2020 AdriaNET - Powered by PubliAlb.