Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ambasadorja Kim bën me dije nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prill.
Ambasadorja amerikane gjithashtu thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti, ndërsa bën thirrje për një proces të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve.
“Takova kryetarin e PD, Lulzim Basha, sot, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit.
Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja amerikane.