“Italia Feed” sjell imazhin e disa zemrave, dhe ajo që do të zgjidhni do t’ju japë një mesazh për shpirtin tuaj binjak.
Zemra numër një
Jeni një person i mrekullueshëm, keni një shpirt të mirë dhe të ndjeshëm, edhe nëse keni përjetuar shumë gjëra në jetën tuaj.
Ju meritoni dashuri, lumturi dhe respekt. Keni besim tek vetja dhe tek zgjedhjet që bëni.
Lëreni të kaluarën dhe shëroni atë që duhet të shërohet, falni dhe përpiquni të jeni të lumtur në të tashmen. Jini pak më të durueshëm, shpirti juaj binjak ka të njëjtën “uri” për dashuri si ju.
Zemra numër dy
Fshihni pasionin, zjarrin, ndjenjat sublime, forcën dhe ndjeshmërinë në zemrën tuaj.
Jini mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që ju kanë ndodhur në jetën tuaj dhe për të gjitha gabimet që keni bërë, sepse keni mësuar kaq shumë.
Universi është në anën tuaj dhe do të bëjë të pamundurën që të lidheni me shpirtin tuaj binjak kur të dy të jeni gati për këtë.
Deri atëherë, shijoni çdo gjë qoftë dhe e vogël në jetën tuaj.
Zemra numër tre
Shpesh e shihni shpirtin tuaj binjak në një ëndërr dhe sikur jeta e tyre do të jetë shumë më e bukur me ju.
Zbrazëtia e zemrës suajdo të mbushet nga prania e tij. Ju do të bëheni miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. Jeni tunduar shumë herë, por kurrë nuk keni humbur besimin te vetja dhe as shpresën.
Jeni optimist, pozitiv, i fortë dhe kokëfortë, por edhe shumë i mirë. Ju dëshiironi të ndihmoni të tjerët dhe të ndryshoni botën për mirë.
Zemra numër katër
Shpesh ndiheni sikur shpirti juaj binjak është pjesa që ju mungon. Shpirti juaj i pastër është ai që tërheq njerëzit drejt jush.
Ju ëndërroni fshehurazi ditën kur do të ribashkoheni me shpirtin tuaj binjak. Atëherë do të harroni të gjitha vështirësitë dhe problemet që keni kaluar në jetë.
Zemra numër pesë
Ju rrezatoni si një rreze dielli, por nuk jeni të vetëdijshëm për këtë. Keni shumë njohuri, keni mësuar shumë dhe tani doni të ndihmoni njerëzit e tjerë. Zemra juaj do ta gjejë shpirtin binjak dhe do të përjetoni të njëjtat emocione.
a
Zemra numër gjashtë
Ju keni një zemër kaq të madhe dhe jeni plot shpresë, aq sa duket sikur kjo e fundit nuk mbaron kurrë.
Keni një shpirt bujar dhe fisnik, të aftë të përshtatet, por kjo nuk do të thotë që mund të harroni qëllimin për të cilin keni ardhur në këtë botë.
Duhet të bësh shumë gjëra fantastike dhe me çdo hap të vogël do të përmbushni fatin tënd.
Shpirti juaj binjak është pjesë e fatit tuaj dhe një ditë kur planetët të rreshtohen, ju do të jeni bashkë. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe duajeni atë.