Një banesë private 2-katëshe është përfshirë nga zjarri, në qytetin e Durrës mëngjesin e sotëm, ndërkohë që policia raportoi dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.