Një zjarr u shkaktua ditën e djeshme në një fabrikë tullash në Maminas. Mëngjesin e sotëm u raportua se personi që ngeli i lënduar ka humbur jetën në spital, ndërkohë që Policia Vendore në Durrës deklaroi se ka arrestuar përgjegjësin teknik.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.