Aperitivi nën diell. Dita e parë me të verdhë për Puglia, me rrezik të ulët për përhapjen e COVID-19, shënon rihapjen pas dy muajsh të lokaleve dhe restoranteve. Shërbimi duhet të jetë në respektim të rregullave antikovid, në mënyrë rigoroze dhe të ofrohet jashtë në natyrë.
Por, për shumë aktivitete, rikthimi në punë përfaqëson një frymëmarrje pas javësh të vështirë për sektorin. Një shenjë e vogël shprese në funksion të muajve të ardhshëm edhe për klientët, të përbërë kryesisht nga të rinj, ndërkohë që stafet presin një rikuperim me sezonin e verës.
“Shpresojmë që mos të arrijmë në pikën që të mbyllemi sërish. Shpresojmë që mos të përsëritet më e njëjta situatë si një vit më parë, kur ishim të detyruar që të mbylleshim sërisht në tetor. Urojmë që kjo mos të ndodh më”, thonë opetarorët e turizmit. Disa turistë janë parë në rrugët e qytetit. Një udhëtim i parë ky, për të lënë pas muajt më të trishtuar të pandemisë. Sidoqoftë, shumë të panjohura mbeten për këtë sezon turistik.
Mbi të gjitha ajo e kufizimit të orës së lëvizjes, e cila i detyron klientët të ndryshojnë zakonet e tyre. Për këtë mbrëmje të parë të rihapjes, rezervimet e para janë bërë deri në orën 19:00, ndërkohë që priten lajmet nga Roma për ditët në vijim. Me rihapjen,bizneset do të shohim se si do të veprohet në muajt e ardhshëm. Pikëpyetje mbetet dhe kosto për pushtimin e hapësirave publike, të cilat mund të rriten në disa zona të qytetit, veçanërisht në qendra historike. Në këtë pikë, shoqatat po kërkojnë të fillojnë një dialog edhe për këtë çështje.//telebari