AdriaNet
  • KREU
  • Lajme
    Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga

    Protesta e mbrëmshme në Durrës, policia: 2 arrestime dhe 2 proçedime penale

    Punimet pa cilësi dhe mungesa e korsive të biçikletave, reagojnë aktivistët e “Durrësi Aktiv”

    Akisdenton 70 vjeçari në Fushë Krujë, largohet nga vendi i ngjarjes

    Tragjike, makina përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi

    Nga dhuna në familje tek shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, 5 në pranga

    Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, 1 arrestohet në flagrancë, 2 nën hetim

    Tenton të vjedh naftë në pikën e karburantit, arrestohet 36 vjeçari

    Basha, takime me të papunë dhe biznese të dëmtuara në Laç

    Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25 vjeçari

    Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, katër në pranga

    Aksident në autostratën Durrës-Tiranë, plagoset pasagjerja

    • Aktualitet
    • Politike
    • Bota
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Sociale
    • HI TECH
    • DOSSIER
  • Kulture
    Pol Milo, prezanton librin Shtegtimi i dinozaurëve fluturues

    “Frymë jete”, ekspozita e 15 vjeçares Sonia Mustafa

    APD: Filmi artistik “Derë e Hapur”, xhiron sekuencat e fundit në Portin e Durrësit

    UAMD: Jemi krenar që mbështetëm projektin Balkan’s Gate

    Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri, sonte në mbrëmje zhvillohet në Durrës

    Festivali i Napolit në Shqipëri, Sako:  Mundësi e mirë për të përcjell kulturën italiane në Durrës (foto dhe video)

    “Nuk jam kosovar por shqiptar”- Babai i Dua Lipës befason me deklaratën e tij: Vajza ime e do vendin e vet dhe …

    Marrëdhëniet e këqija babë e bijë i merr vesh e gjithë bota, libri i Megan Markle shkakton ‘furtunë’, më i shituri në Amazon!

    (FOTO) Zef Deda feston sot 70-vjetorin, Juli: Gëzuar ditëlindjen bab, mjeshtri i familjes, krenaria jonë

  • Kuriozitete
    Nëse e gjeni se çfarë nuk shkon tek kjo foto, niveli juaj i inteligjenës është mbi mesataren

    Lekët s’janë kurrë mjaftueshëm? Me ketë metodë shumë njerëz kanë gjetur zgjidhje

    Kush gënjen më mirë, gratë apo burrat? Ja çfarë thotë studimi i ri

    Të ka ndodhur të shohësh orën 11:11? Ja mesazhi që po të dërgohet

    Muzika gjatë ushtrimeve përmirëson humorin dhe aftësitë kognitive

    Ekspertët zbulojnë vendin më të mirë për të parë yjet në Tokë

    Thyhet rekordi, kinezët zhyten rreth 11000 metra nën oqean

    Tigrat jo më në zhdukje, projekti ambicioz ‘i riktheu në jetë’

    Franca krijon ‘Diellin në miniaturë’, forma më e re e energjisë së pastër

  • Showbizz
    Gazetaret e njohur shqiptar reagojne ashper kunder nje rasti dhune ndaj bashkeshortes

    “Ka ardhur momenti”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi

    “Na ke kërkuar të mos derdhim lot”, Agron Llakaj jep lajmin e hidhur për personin e dashur: Udhë të mbarë drejt Zotit…

    “Kam që 15 vjeç me këtë histori”, Dojna Mema zbulon sëmundjen që e shoqëron prej fëmijërisë

    Diçka nuk shkoi mirë! Shkëlqimi dhe rënia e biznesit të Getoar Selimit dhe Krenar Cocajt brenda 2 muajve

    ‘Jam e lirë’, këngëtarja shqiptare shërohet nga koro..navirusi dhe nis pushimet

    Erla Mëhilli zgjedh gratë e preferuara në PD dhe PS, tregon pikën e saj të dobët për Topallin

    FOTO/ Bes Kallaku humb njeriun e dashur, dedikimi prekës: Të pabesueshme janë ndarjet

    Do ‘shkriheni’ së qeshuri, Delinda Disha risjell deklaratën e deputetes me nota humori

    • AUTO
  • Shendeti
    5 çajra bimorë për të trajtuar fytyrën dhe flokët

    E keni tepruar me ushqimin dhe alkoolin për pushime? Dieta detox 3-ditore që ju sjell në vete

    Pse nuk duhet të konsumoni në asnjë mënyrë banane me stomakun bosh

    Trajtimi 3 ditor me vaj ekstra të virgjër ulliri për pastrimin e mëlçisë nga helmet

    Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Terapia e Rërës Kundër Reumatizmës – Çfarë Duhet Të Dini

    Kur mushkëritë tuaja thërrasin për ndihmë ato dërgojnë këto shenja

    Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

    A është e këshillueshme të flesh me freskuesen ndezur? Dy arsye që ju bindin

  • Sport
    Zhvillohet Kampionati i Minikalçetos, del fitues ekipi  i FJT-së

    E PABESUESHME/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, portierja luan SHTATZËNË!!! Në fund të gjitha i vënë dorën te barku: Luajtëm 12 vetë

    Skënder Gega, trajneri i ri i Kukësit

    Skënder Gega, trajneri i ri i Kukësit

    Presidenti i FIFA-s përballet me hetime

    Presidenti i FIFA-s përballet me hetime

    Enea Koliçi largohet nga Skënderbeu, i bashkohet klubit të Gjilanit

    “Partizani” modern i Gaz Demit

    “Partizani” modern i Gaz Demit

    Probleme te Skënderbeu, mesfushori senegalez  braktis klubin

    Kampionet  ne përforcimin e parë për Champions League.

    Inter parakalon Lazion për Marash Kumbullën, ja oferta e fundit e zikaltërve

  • Privacy Policy
Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet

Kreu Lajme

ERMIR GJINISHI/ Tensioni në Mesdhe

adria nga adria
July 7, 2020
ne Lajme, Opinion, Rajoni
0
ERMIR GJINISHI/ Tensioni në Mesdhe
0
Shperndarje
36
Shikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mesdheu është hapësira ku ndoshta më shumë se kudo tjetër kulturat e civilizimet kryqëzohen në një ndërveprim të vazhdueshëm. Ai është pikëtakimi i shkëmbimit tregtar e kulturor i popujve të tre kontinentëve, Afrikës Veriore, Europës Jugore dhe Azisë Perëndimore. Në brigjet e tij u derdhën kulturat e qytetërimet e hershme të Mesapotamisë, Asirianëve, Fenikasve, Kenanëve, Hebrejve, Kartagjenasve, Persëve, Egjiptit, Semitëve, Grekëve, Romakëve … e deri te Krishterimi dhe Islami.

Nuk është e tepërt të thuhet se nuk gjendet asnjë hapësirë tjetër në botë me këtë intensitet e larmishmëri ndërveprimi socio-ekonomik, kulturor e politik. Tensioni në këtë hapësirë ka një dimension të theksuar kulturor. Ky është rasti kur kultura kthehet në kriter thelbësor të politikës. Veç kësaj, faktori fetar dhe gjeopolitik kanë qenë gjithnjë pjesë e tensionit. Interesat gjeopolitike kanë “ditur” të penetrojnë në “justifikime” kulturore e fetare për realizimin e projektimeve të tyre në të dy brigjet e Mesdheut, projekte këto, që pikësëpari frymëzohen nga premisa identitare.

Pjesa më e madhe e historisë së Europës, është historia e rivalitetit të dy qendrave, Athinës dhe Romës, më pas, për disa shekuj, rivalitetit mes tyre iu shtua një tjetër qendër, Kostandinopoja. Fillimisht romakët pushtuan Athinën, më pas, osmanët Bizantin. Mesdheu njohu traditën antike greko – romake, bizantine e orientale.

Evropa Perëndimore që herët e ka parë Mesdheun si një hapësirë ​​ku gjenden “burimet” e saj kulturore në Athinë dhe Jerusalem. Këto burime, nuk gjenden larg boshtit gjeopolitik “karolingian” dhe ideve të themeluesëve të Bashkimit Evropian, në rrugëtimin e gjatë dhe plot pengesa, të civilizimit evropian drejt bashkimit politik.

Përgjithësisht, procesi i formësimit identitar ka dy tregues kryesorë. Modelin e botëkuptimit, konceptet mbi botën, stilin e të jetuarit; dhe tensionin me burimet e tjera të procesit civilizues. Brenda këtij konteksti, marrëdhënia e Evropës me rrënjët e saj boshtore, shfaqet e trazuar. Sipas mendimit të filozofit dhe historianit francez Remi Brague, llogjika kulturore romane e civilizimit europian u bazua në adoptimin e qëndrimeve “ekscentrike” ndaj burimeve të saj civilizuese. Sipas këtij ekscentrizmi, burimet boshtore u ribënë nëpërmjet përpunimit kulturor. Vazhdimësia e këtij ekscentrizmi, i cili fillon nga Roma, lehtësoi formimin e identitetit evropian nëpërmjet Ligjit Romak, filozofisë greke, dhe traditës judeo-katolike. Këto vektorë, filozofik, juridik dhe fetar, në harmoni dhe tension mes tyre, prodhuan identitetin evropian, me një konfigurim institucional dualist të trashëguar. Kultura romane përvetësoi në mënyrë selektive trashëgiminë heleniste në ndjekje të një burimi superior civilizues, i cili mund të rikonstruktohej dhe adaptohej për nevoja specifike pragmatiste. Për këtë arsye, kultura romane konsiderohet “shtegu” drejt një identiteti europian afatgjatë.

Prezente në Mesdhe, dy fetë e mëdha monoteiste, grumbulluan dhe përpunuan burimet e përbashkëta civilizuese në të dy brigjet e Mesdheut, por qasja ndaj tyre nuk qe e njejtë. Nëse vërtetë Roma e krishterë dhe perandorake, me simbolet dhe identitetin e saj arriti të zgjerohej kah perandoria Romake Lindore, ose Bizanti, pranë Rusisë (Romës së Tretë), Roma autentike ka mbetur gjithmonë origjinale kulturalisht në brigjet veri-perëndimore të Mesdheut, ku ekscentrizmi ndaj burimeve civilizuese mundësoi hapjen e saj universale perandorake por dhe katolike, si një pretendim “i natyrshëm” gjeopolitik në hapësirën mesdhetare.

Sipas filozofit francez, edhe tek arabët në bregun tjetër, ideja e Mesdheut si një hapësirë ​​unike u zëvendësua nga një tjetër botëkuptim universalist për shkak të projektit islam, i njejtë me kuptim “katolik” universalist. Megjithatë, në këndvështrimin Evropian, shumë studiues mendojnë se Mesdheu mbeti Roman, edhe pas ardhjes së Islamit. Civilizimi islam, si proces, vlerësohet më i natyrshëm dhe më pak ekcentrik sesa Europa përkundrejt burimeve boshtore. Ai e mbështeti identitetin e vet edhe mbi traditat e dyfishta Athinë-Jeruzalem, për të cilat Evropa pretendon ekskluzivitet. Ndryshe nga homologët e tij europianë, filozofi i mesjetës al-Farabi, ndihej krenarë me trashëgiminë e lidhjeve dhe iniciativave kulturore që datojnë nga Aristoteli. Po t’u hedhësh një sy shkrimeve të Majmonidesit, Ibn Rushdit, Farabiut dhe Tomas d’Akuinit, për të cilët Andolezia ishte pikëtakim i burimeve të përbashkëta, kupton se sa kanë ndikuar mendimet e tyre tek njëri – tjetri.

Të qartë për dimensionin ekspansonist, secili, Krishterimi dhe Islami, shfaqën të njejtat vëshrirësi për të pranuar ekzistencën e tjetrit si një fe dhe civilizim rival. Të dy palët “kujdesshëm” e përcaktonin kundërshtarin bazuar në etni, jo në fe. Myslimanët i quanin të krishterët evropianë: romanë, sllavë ose frankë, ndërsa europianët i konsideronin myslimanët: saraçenë, maurë, turq ose tatarë. Por secili ishte i vetëdijshëm çfarë përfaqësonte tjetri, ndaj përdorën epitete të tilla si jobesimtar, i pafe dhe i pabesë. Marrëdhëniet me hebrejtë, janë një tjetër tregues intersant që përcjellin qasjen ndaj burimeve boshtore. Sipas B. Lewis, përgjatë historisë, hebrejtë kanë jetuar në paqe vetëm në SHBA dhe Perandorinë Osmane.

Pozitat e dyjëzuara të marrëdhënieve evropiano-myslimane karshi Mesdheut, tregojnë aftësinë e Evropës Perëndimore për ta nxjerrë veten jashtë boshtit civilizues ku mbështetet trashëgimnia e saj politiko-kulturore, në procesin e ndërtimit të entitetit të saj politik. Luhatja midis integrimit kontinental të Evropës dhe shtrirjes së saj drejt Mesdheut, mund të kuptohet si rezualtat i fryrjes së akumuluar të qytetërimit evropian si fuqi dominante e botës moderne, ose produkt i një civilizimi “par excellence”. Nëse në fillim ekscentrizmi roman ishte pika e dobët e procesit qytetërues europian, ai më pas u kthye në fuqi transformuese e cila kulmoi me humanizmin, rilindjen dhe iluminizmin europian, në një kohë kur pjesa myslimane e Mesdheut ishte neglizhente ndaj këtyre zhvillimeve, të cilat vetëm pak kohë më pas, do të bënin diferencën midis dy botëve.

Ciklit të dyfishtë ku kaluan romanët përgjatë historisë, herë pushtues e herë të pushtuar, krijoi ndjesinë e një identiteti të cunguar, për rrjedhojë dëshira evropiane për njohuri e zgjerim deri në periudhat koloniale, u agravua edhe nga kompleksi kundrejt modeleve origjinale.

Në të vërtetë, idea e Mesdheut si një hapësirë ​​strategjike është më shumë e ngulitur në qasjen evropiane, e cila e përcakton atë si pjesë të “botës së saj”. Ishte Augusti ai që e pagëzoi Detin Mesdhe me emrin latin “Mare Nostrum” (deti jonë). Edhe nga brigjet përballë, kjo hapësirë quhej “Bahr al-Rum” (deti i romakëve) që në antikitet. Kështu vazhdoi të quhet nga myslimanët gjatë gjithë historisë së tyre. Nëse ideja e një Mesdheu “roman” ka një vazhdimësi historike në botëkuptimin perëndimor, ajo nuk mbeti e kufizuar vetëm aty. Kështu, Perandoria Osmane në disa mënyra specifike përfshihej në Perandorinë Romake Lindore. Historiani rumun Nikollai Jorga parapëlqente të fliste për një “Romë Osmane”, duke e cilësuar Stambollin mysliman si hipostazën e fundit e Romës përballë rivalitetit të ashpër me “Romën e Tretë” të vetëshpallur nga Cari i Rusisë.

Interesant mbetet optika amerikane mbi Mesdheun. Në vitin 1693, William Penn, themeluesi i Filadelfias dhe kolonisë së Pensilvanisë, shkroi librin” Një ese drej paqes së tashme dhe të ardhme të Evropës” ku propozonte krijimin e një organizate të përbashkët të shteteve evropiane, për të gjykuar mosmarrëveshjet e për të parandaluar luftërat mes tyre. Ai sugjeroi që edhe Turqia të përfshihet në këtë organizatë.

Tensionet në dy anët e Mesdheut duhen analizuar bazuar mbi diferencat konceptuale të dy nocioneve kontradiktore të pushtetit dhe kulturave të ndryshme në lidhje me “botën”. Nësa analizojmë nocionin e pushtetit, do gjejmë se mendimtarët myslimanë analizuan e interpretuan nocionin Aristotelian të frónnesis (arsye praktike), ndërkohë që ky koncept i nënshtrohej një procesi të vazhdueshëm erozioni në Evropën Perëndimore, të paktën deri në periudhën e iluminizmit. Ndërsa Evropa, anon nga ideja e “dëshirës për pushtet” e Niçes duke e konsideruar pushtetin si forcë themelore të proceseve civilizuese.

Nuk është për t’u habitur se dy qasje të ndryshme ndaj produktit kulturor dhe dy mënyra të ndryshme ndaj përcaktimit të “Vetes” me “Tjetrin”, mund të lejojnë krijimin e praktikave të ndryshme në komunikimin mes tyre. Ky ndryshim nuk ka të bëjë me “përbërësit kulturor” por me modelin e instrumentave që prodhojnë këtë kulturë, të cilat krijojnë ndjesinë e një sensi papajtueshmërie ndërmjet “Vetes” dhe “Tjetrit”. Tejkalimet historike të dëshirës për pushtet nga pala evropiane, veçanërisht që nga periudha koloniale, dhe besimi në burimet e traditës nga ana islame, i cili krijoi rrezikun e rënies në “kurthin fondamentalist” në rajonet myslimane gjatë periudhës koloniale dhe postkoloniale, deri tani janë pajtuar “ti fshehin” potencialet e tyre të përbashkëta në komunikimin ndërmjet dy brigjeve të Mesdheut.

Tensioni në këtë hapësirë mund të jetë më i ekuilibruar nëse palët fokusohen të vlerësojnë kombinimin kompleks të faktorëve që kanë karakterizuar si bashkëpunimin ashtu edhe konfliktin përgjatë historisë midis dy brigjeve të Mesdheut. Mënyra më e duhur e këtij rivlerësimi është historia e konkurrencës dhe tensionit me të. Komunikimi mes palëve nuk mund të adaptohet me axhenda hegjemoniste. Ai duhet të jetë një bashkëpunim që kapërcen formalitetet penguese, dhe shpirti mesdhetar mund të çlirohet nga kompleksiteti i dikotomisë inferioritet-epërsi. Palët në dy brigjet e mesdheut gradualisht mund të rikuperojnë një terren të përbashkët me orientim pragmatik ndaj “Tjetrit” si fqinj dhe partner, ndryshe do të krijojnë hapësira për konfigurime ekstremizmash fondamentaliste. Këtë mision pati nisma e Sarkozisë në Mesdhe në 2004. “Aleanca e qytetërimeve” si alternativë ndaj “global war on terror”, me protagonistë kryesorë Spanjën dhe Turqinë, suksesshëm hapi kapitullin e rikuperimit të frakturave mes qytetërimeve përmes dialogut.

Modernizmi perëndimor në vendet arabe nuk duhet të shihet si rezultat i zhvillimit të një civilizimi homogjen e kolonial, dominimi i të cilit u sfidua në epokën postkoloniale nga civilizimet e tjera rivale. Përkundrazi, modernizmi gjen veten në hapësira më të gjëra me diversitet e pluralizëm të shumëllojshëm, brenda të cilave versioni i tij perëndimor nuk është një kurs ekskluziv, por vetëm një zhvillim i veçantë specifik, brenda mjediseve të përbashkëta civilizuese boshtore, pavarësisht ambicjeve të tij për t’u vetëshpallur unik. Sondazhet tregojnë se myslimanët nuk i vlerësojnë sa duhet përpjekjet perëndimore, nga demokracia deri tek të drejtat e njeriut, për shkak se ende fuqitë perëndimore mbrojnë diktatorët “e shkathët” në botën myslimane, ndërkohë që i quajnë këto vlera të panegociueshme.

Krizat politiko-ekonomike e sociale, korrupsioni shtetëror, cënimi lirive politike e civile në vendet arabe, gjithnjë e më tepër, ushqejnë thirrjet për të braktisur modelet e huaja dhe për t’iu bashkangjitur modelit Islam. Kjo është dhe një nga arsyet e hershme që nxit reagimet fondamentaliste fetare. Pavarësisht se shumë vende myslimane aparencialisht pajtohen për t’u rikthyer në modelin e Islamit dhe ligjin e tij, në të njejtën kohë ato nuk shfaqin ndonjë tendencë aktive për t’u larguar nga procesi i modernizimit apo për të shfuqizuar sistemet e tyre politike të modelit perëndimor. Të gjitha sistemet qeverisëse atje, ruajnë modelin e strukturave politike e ekonomike të sjella nga modernizmi europian. Gjithësesi popujt myslimanë janë kritikë me politikat europiane të cilat që pas Luftës së II-të Botërore mbështesin regjimet autoritare e despotike në shumë prej këtyre vendeve. Vënia në plan të parë të sigurisë rajonale dhe jo e të drejtave politike e civile, është parë si një demokraci e deformuar. Për më tepër, zhvillimet që shoqëruan “Pranverën Arabe”, pjesa më e madhe e atyre popujve fajësojnë regjimet e rrëzuara diktatoriale dhe politikat e shteteve europiane, për mungesën e stabilitetit, terrorizmit dhe dobësinë deri në mungesë të autoritetit të strukturave shtetërore.

Megjithatë, rajoni i Lindjes së Mesme dhe rreth tij, akoma ka një rëndësi gjeopolitike specifike. Aty gjenden 47% të rezervave të naftës dhe 41% të rezervave të gazit në botë. Interesat ekonomike e gjeopolitike në Lindjen e Mesme, si një formë e re konflikti, deri para pak kohësh zhvilloheshin kryesisht në tryezat e improvizuara europiane, ku nga njëra anë përplasen interesat e shteteve europiane, dhe nga ana tjetër ato të rajonit. Por me zbulimin e burimeve të mëdha energjitike në Detin Mesdhe, rifilloi një stad tjetër konkurence midis vendeve të rajonit dhe fuqive ndërkombëtare. Konflikti libian, si pika më e nxehtë e tensionit në Mesdhe, midis të tjerave, po nxjerr në pah frakturat e thella gjeopolitike të kaluara dhe të sotme. Janë mbi tetë shtete të përfshira në konfliktin libian. Në mungesë të një prezence aktive të BE-së dhe NATO-s, shtetet e përfshira në konflikt, nisuar nga interesat e tyre specifike, kanë arritur të ç’orientojnë projektet për zgjidhje politike të qëndrueshme deri në atë pikë sa kanë ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen gjeopolitike të rajonit. Vlerat Perëndimore dhe interesat e shteteve po përplasen aq keq saqë kanë ngritur pikëpyetje mbi aleancat aktuale. I tillë është rasti i 2016, kur pas bombardimeve të trupave të gjeneralit Hafter mbetën të vrarë tre ushtarakë francez. Me kë po lufton NATO, ishte pyetja që ngriti opinioni publik. Mbështetja e Makron ngaj milicisë së Hafterit i cili mbështetet nga Rusia, jo vetëm ka ngjallur një debat të ashpër brenda BE-së, por edhe në botën arabe, si rishfaqje e platformave kolonialiste që mund të ushqejë fondamentalizma religjioz e politik. SHBA, e shqetësuar nga këto zhvillime, nëpërmjet Komandës Amerikane në Afrikë (AFRIKOM) ka mbështetur ndërhyrjen e Turqisë në Libi, për një zgjidhje politike të qëndrueshme. Konflikti midis Francës dhe Turqisë mbi Libinë nuk ka të bëje thjesht me legjitimitetin e faktorëve ndërluftues në terren, por me modelin e ofruar. Palët, që në pjesën më të madhe të kohës janë përqëndruar tek diferencat jo te të përbashkëtat, mesa duket u duhet të rishikojnë pozitat e tyre nën shembullin biblik, “nxirr më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh më qartë për të hequr ashklën nga syri i tjetrit”.

Tensioni i sotëm në Mesdhe, midis të tjerash, reflekton krizën politike në dy brigjet e tij. Problemet brenda BE-së sidomos mbi reagimin ndaj COVID19 dhe kriza e Mesdheut, rikthen nevojën imediate e reformimit të BE-së. Nga ana tjetër, e ardhmja e brigjeve përballë Mesdheut mbetet e zymtë. A do të jenë në gjendje lëvizjet politike në botën e sotme myslimane të akumulojnë energjitë dhe frymëzimin e duhur për të nisur një epokë te re ndërveprimi, pavarësisht autoritarizmit qeverisës në ato vende, i cili mbështetet nga disa shtete evropiane, përkundër diskursit të saj në promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut? Sfida e vërtetë do të ishte rikthimi i botës islame në një ndërveprim pragmatik të orientuar nga frónnesis, jo nga pakënaqësitë postkoloniale ose obsesionet e identitetit. Do të ishte zhgënjyese që këto lëvizje të imitojnë dhe riprodhojnë në anën tjetër të Mesdheut, ekspansionizmin, dëshirën për pushtet dhe arrogancën perandorake. Tensioni mund të kapërcehet nëse palët e fillojnë zgjidhjen nga vetja.

Tags: ERMIR GJINISHI/ Tensioni në Mesdhe
adria

adria

Related Posts

Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga
Lajme

Protesta e mbrëmshme në Durrës, policia: 2 arrestime dhe 2 proçedime penale

December 16, 2020
Punimet pa cilësi dhe mungesa e korsive të biçikletave, reagojnë aktivistët e “Durrësi Aktiv”
Lajme

Punimet pa cilësi dhe mungesa e korsive të biçikletave, reagojnë aktivistët e “Durrësi Aktiv”

October 31, 2020
Akisdenton 70 vjeçari në Fushë Krujë, largohet nga vendi i ngjarjes
Lajme

Tragjike, makina përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi

October 23, 2020
Artikulli Tjeter
Parashikimi i PAOLO FOX për 26 qershor 2020

Horoskopi ditor 8 korrik 2020 nga Astrologu Paolo Fox

Horoskopi, 6 korrik 2020

HOROSKOPI – Çfarë ju ka rezervuar e merkura e 8 korrikut, mësojeni a do të sjellë fat për ju sipas yjeve…

Kush janë gratë më pak të lumtura sipas shenjave të horoskopit…?

Recommended

Toka kthehet në serrë për kultivimin e lëndëve narkotike, dy arrestime

3 months ago

Vasili ironizon Ramën: Kryeministri shkollëpakët bën promocion në të dalë të sezonit turistik

3 years ago
Puna pas pushimeve/ Si do të jetë muaji Shtator për të gjitha shenjat e horoskopit

5 months ago
Horoskopi ditor nga Susan Miller/ Zbuloni surprizat që iu presin për ditën e marte

Horoskopi ditor nga Susan Miller/ Zbuloni surprizat që iu presin për ditën e marte

3 months ago

Categories

  • Aktualitet
  • Bota
  • Diaspora
  • DOSSIER
  • Ekonomi
  • ENGLISH
  • Foto Lajm
  • Fotolajm
  • Galeria
  • HI TECH
  • Histori njerëzore
  • HOROSKOPI
  • Itali
  • Kronike
  • Kronikë
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • MOTI
  • National
  • News
  • Opinion
  • Politics
  • Politike
  • Rajoni
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Speciale
  • Sport
  • Sports
  • Travel
  • Uncategorized
  • Video
  • VIZION

Topics

4 në Durrës arrestohet nga policia basha bazuar në shenjën e horoskopit Bota vazhdon betejën me COVID-19 COVID-19 Diell dhe rritje temperaturash Diell dhe temperatura të larta Diell dhe ulje temperaturash Dita e parë e shkollës Durrës edi rama Horoskopi Horoskopi ditor Horoskopi ditor nga astrologu italian Paolo Fox itali ja parashikimi i motit ja parashikimi i motit për sot ja parashikimi për sot Javë e re krim Kuvend Lsi lulzim Basha Më thuaj çfarë shenje je OFL Parashikimi i motit Parashikimi i motit për sot parashikimi i muajit Qershor 2020 Parlament Pd petrit vasili por.. qeveri Rama Saimir Tahiri SHBA Shifra të larta Tahiri Temperatura të larta Tiranë Ulje temperaturash Vepra të ndryshme penale vetting Vrasje
Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet

Highlights

Zbulo cila është dashuria jote e pamundur, sipas horoskopit

Sjellet negative të çdo shenje horoskopi, më të papërshtatshmen e ka Akrepi

LAJMI I FUNDIT/ I shpallur në kërkim për vrasje, prangoset 35-vjeçari nga Tropoja

Hëna sjèll mbárèsi! Zgjídh një dhe mëso ç’të prèt në të ardhmen afèr

Horoskopi për ditën e mërkurë, 20 janar 2021

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen nga policia

Trending

Zgjidh Lulen e Muajit të Lindjes dhe Mëso Mesazhin që Fshèh për Ty
HOROSKOPI

Zgjidh Lulen e Muajit të Lindjes dhe Mëso Mesazhin që Fshèh për Ty

nga sirod
January 19, 2021
0

Të gjithëve na pëlqejnë lulet apo jo? Në cilin muaj keni lindur ju? Unë kam lindur në...

Do keni 1 mundesi qe vjen njehere ne jete/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do kete FAT ne vitin 2021

Do keni 1 mundesi qe vjen njehere ne jete/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do kete FAT ne vitin 2021

January 19, 2021
Shumë e sígùrt, në datën 21 janar është bèkím për ty! Zbùloje tani cila shènjë

Shumë e sígùrt, në datën 21 janar është bèkím për ty! Zbùloje tani cila shènjë

January 19, 2021
Zbulo cila është dashuria jote e pamundur, sipas horoskopit

Zbulo cila është dashuria jote e pamundur, sipas horoskopit

January 19, 2021
Sjellet negative të çdo shenje horoskopi, më të papërshtatshmen e ka Akrepi

Sjellet negative të çdo shenje horoskopi, më të papërshtatshmen e ka Akrepi

January 19, 2021
AdriaNet

AdriaNet.al - informacion i sigurte dhe ne kohe reale.

Follow us on social media:

  • KREU
  • Lajme
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Showbizz
  • Shendeti
  • Sport
  • Privacy Policy

© 2020 AdriaNET - Powered by PubliAlb.

Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet
  • KREU
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Politike
    • Bota
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Sociale
    • HI TECH
    • DOSSIER
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Showbizz
    • AUTO
  • Shendeti
  • Sport
  • Privacy Policy

© 2020 AdriaNET - Powered by PubliAlb.