counter stats

Izolimi s’e shmang dot valën e tretë të Covid në Francë, rritet numri i infektimeve në repartet e kujdesit intensiv

0
Shperndarje
17
Shikime
ADVERTISEMENT

Të dielën në Francë u rrit numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në repartet e kujdesit intensiv, njoftuan autoritetet shëndetësore franceze. Rritja ndodh edhe pse vendi është mbyllur në një përpjekje për të mënjanuar një valë të tretë infeksionesh me koronavirus.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se të dielën rezultonin 5,893 pacientë me koronavirus në pavionet e kujdesit intensiv, 16 më shumë se një ditë më parë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në spitale u rrit me 460 duke arritur në 30,780, duke i dhënë fund rënies pesë ditore të rasteve. Një zëdhës i qeverisë ka thënë se ka shenja se është lehtësuar disi presioni ndaj sistemit mjekësor, por situata në spitale mbetet serioze.

Franca po shpreson se përshpejtimi i fushatës së vaksinimit, i kombinuar me mbylljen mbarëkombëtare një mujore, që u vu në zbatim një javë më parë, do të ndihmojë atë vend të rimarrë kontrollin ndaj shpërthimit të infeksioneve.

 

Zyrtarët e shëndetit njoftuan për 140 të vdekur nga koronavirusi nëpër spitalet e vendit në një hark kohor prej 24 orësh. Të enjten, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Francë arriti në 100 mijë, duke e rendituar atë në vendin e tetë në botë për rastet më të larta.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për 29,344 raste të reja infektimesh. Rreth 12.5 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër koronavirusit./VOA

Related Posts

Artikulli Tjeter

Recommended

Advertisment

Highlights

Advertisment

ADVERTISEMENT

Trending

ADVERTISEMENT