Ardian Bujupi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun Kënga e cila do të vijë në bashkëpunim me Ivi Cruz u anullua për arsye shëndetsore.
E teksa fansat po presin me padurim projektin më të ri të Ardianit, ky i fundit ka postuar në “Instastory” disa fotografi ku zbulon se ka përfunduar në spital.
Bujupi ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.
“I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.