Elvira Fjerza, këngëtarja bukuroshe dhe e talentuar, e quajtur ndryshe nga fansat dhe mediat “Princesha e këngës Malsore” gjithmonë e kërkuar, dhe gjithmonë me hite të reja.

Këngëtarja nga Malësia e Madhe, Elvira Fjerza po pushton mediat vizive dhe portalet Shqiptare, kudo e gjen të ftuar në studio të ndryshme, dhe kudo gjen artikuj për bukuroshen e talentuar Malsore.

Elvira Fjerza vjen në muzikë si një këngëtare e plotësuar, rrugët e suksesit për të u hapën shpejt, sepse zëri i bukur talenti dhe hijeshia skenike e bënë aq të kërkuar në  Dasma koncerte dhe evenimente mbarë Shqiptare.

Elvira Fjerza gjatë bisedës me gazetarin e PortaliShqiptar.com dhe 123Albania.info tha se në sezonin e dasmave ka kaluar orë të tëra pa gjumë, nga dasma në dasem vetëm për të mos i kthyer mbrapa fansat e saj, që e duan medoemos që ditën më të bukur të jetës së tyre të këndojë Elvira Fjerza.

ElviraFjerza ka realizuar shumë badhkëpunime me këngëtarë të njohur të veriut dhe Kosovës, ku dhe vazhdon të ketë kërkesa për duete të reja.

Elvira ka realizuar shumë projekte muzikore, të cilat janë kthyer në hite,  dhe së shpejti do vijë me disa këngë të reja të realizuara bukur dhe mjeshtërisht, nga Elvira dhe grupi i bashkëpunëtorëve të cilët kanë punuar me prefesionalizëm për realizimin e këtyre projekteve.

Elvira Fjerza gjendet në rrjetet sociale në këto adresa origjinale, në Facebook https://www.facebook.com/elvira.fjerza  Dhe në Instagram https://instagram.com/elvira_fjerza_?utm_medium=copy_link . 

Ne e falenderojmë këngëtaren Elvira Fjerza për bisedën e këndëshme, dhe ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën Ska si vajzat e Malesise

Author: Portali