“Fluturojnë” tjegullat e çative të shtëpive nga stuhia e fortë

Një zonë e gjerë e Benkovcit në Kroaci u godit nga një stuhi e fortë pak para mesditës së sotme.Më së keqi ishte një vendbanim i ri në Miranje, ku era barti gjithçka përballë saj, raporton HRT.

Një nga banorët tha se stuhia ka ardhur nga deti dhe ka shtyrë kontejnerët e ndërmarrjes komunale, por ka dëmtuar edhe ndërtesa banimi.

“Dëmi është i madh, në vendin tim dhe në pesëmbëdhjetë ndërtesa të tjera. Ngriti përpjetë çati dhe tjegulla”, tha ai për HRT./asutimes.com

Author: Portali