“Të të lidhë Ofelia që ke në shtëpi”, Mesila Doda shpërthen ndaj Ramës : Do të të dërgoj pas hekurave

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për mediat ku është shprehur se Mesila Dodën deklaroi se e ka futur Basha në listën e Tiranës që t’a lidhë kryeministrin me zinxhir.

Lidhur me këtë, ka reaguar me tone të ashpra vetë Doda e cila shprehet se do e çojë Ramën pas hekurave.

Reagimi i Dodës

Unë nuk marr përsipër të lidh ty me zinxhirë…është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi, po marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të të dërgojë prapa hekurave për dëmin e madh që i ke bërë këtij vendi./korrieri.al

Author: Portali