3 shenjat e Horoskopit që e urrejnë martesën

Tashmë ka ikur koha kur të rinjtë sapo mbaronin shkollat e larta mendonin të martoheshin e të krijonin familje. Shumica mendojnë të ecin para në karrierë, të stabilizohen, të udhëtojnë sa më shumë e më pas mundet edhe ta mendojnë martesën. Nga ana tjetër ka dhe nga ata që as ju shkon në mendje kjo gjë. Ja tre shenjat astrologjike që duan të jenë gjithmonë të lirë dhe të pavarur, pa pasur dikë në krah.

Binjakët

Binjakët kanë shumë frikë se mos ndjenjat që kanë për partnerin mund t’ju ndryshojnë pas martese prandaj duan t’i qëndrojnë larg asaj. Nga ana tjetër ata janë gjithmonë në ndryshim e sipër, janë persona të vështirë dhe janë të bindur se një martese është e destinuar të shkojë në divorc.

Shigjetarët

As shigjetaret nuk do ta shohin ndonjëherë veten te martuar sepse sipas tyre martesë do te thotë humbje e lirisë dhe e vetvetes. Ata janë shume të pavarur dhe preferojnë më shumë lidhjet e shkurtra. Serioziteti në çdo marrëdhënie i tremb tej mase. Nga ana tjetër personat e shenjës së shigjetarit duan të përqendrohen tek vetja dhe nevojat e tyre sidomos kur janë të rinj, ndërkohë që shqetësimet e një martese mund t’i përjetojnë shume vonë në jetë. Edhe pse në disa raste mund të kurorëzohen serish nuk e kanë mendjen të vazhdojnë gjatë me atë që kanë në krah.

Ujorët

Personat e shenjës së ujorit e urrejnë martesën sepse nuk duan të lëndohen e të trishtohen. Duke qenë se e kanë të pamundur t’i hapen plotësisht dikujt, ata nuk kanë as fat të krijojnë lidhje aq serioze sa për të shkuar në martesë. Ujorët duan të jenë të pavarur dhe të kujdesen vetëm për veten e tyre. Ndonjëherë edhe mërziten pse nuk gjejnë dikë në nivelin e tyre, por nga ana tjetër pas çdo lidhjeje që mund të krijojnë mendojnë si të shpëtojnë njëherë e mirë.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *