Egzon është gati me ” Is this love”, shumë shpejt klipi

Quhet Egzon Maliqi dhe nuk është emër i panjohur në industrinë e show-bizit , por ai ka gati një projekt shumë interesant muzikor. ” Is this love” quhet kënga që vjen shumë shpejt me klip dhe ka si tematikë dhimbjen e një dashurie të humbur, ndërsa në rrjetet e tij sociale shumë të ndjekura ka paralajmëruar me një sekuencë nga klipi që po vjen. Ky projekt do të jetë deputimi i parë i tij në muzikë profesionalisht, ndërsa duket se do të jetë shumë premtues. Egzon ka arritur tash e disa vite të krijojë emrin e tij në industrinë kreative nga nodelingu në dizanje ku njihet me koleksione ndërkombëtare. Ndêrsa mësojmë se talenti dhe pasioni i tij për të shkruar muzikë u zhvillua shumë në kohën e pandemisë, ku pasi bleu një piano nisi të shkruajë, ndërsa projekti që do të publikohet më 17 Nëntor jo vetëm është dora dhe zëri i tij, por edhe një përjetim që vetëm ai din ta interpretojë kaq bukur. Për vetë artistin shumë dimensional muzika është një terapi e papaguar, dhe një medium që shërben për të prekur njerëzit e për ti bërë ata që të zhyten në emocionet e tyre. E ne si dëgjues mezi presim ta shohim e dëgjojmë këtë projekt që po vjen nga shqiptari me origjinë nga Kosova dhe jeton në Gjermani Egzon Maliqi.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *