Këngëtari Man Gjonbalaj sjell hitin më të ri në tregun muzikor Shqiptar “VLLAU”

Këngëtari i ri malësor Man Gjonbalaj po hyn fuqishëm në tregun muzikor Shqiptar, ai mbas suksesit të këngës “Luje” e cila u mirëprit nga fansat e tij dhe të këngës turbo folk, këtë radhë me projektin e ri Man Gjonbalaj do të marri akoma më shumë vëmendje.

Kënga titullohet “Vllau” dhe është një këngë e mirëmenduar në çdo detaj, e si mund të ndodhte ndryshe kur zëri i bukur i këngëtarit Vuthjan i kombinuar me pamjen e tij të hijeshme dhe me bashkëpunimin e producentit Genc Prelvukaj, mix master i cili u realizua nga Granit Ismaili, me një video prefesionale nga Black Fish, vjen kjo super këngë e cila pritet të ketë një sukses tepër të madh, gjë që e tregon dhe ecuria e klikimeve që ka marrë në Youtube.

Man Gjonbalaj duket se do kthehet në këngëtarin e kërkuar të stinës së dasmave, sepse dhe vetë ky projekt i mrekullueshëm është një element që çdo dasmë veriore duhet t’a ketë që të ndezë ritmin me zërin dhe muzikën e kësaj super kënge.

Më poshtë ne ju sjellim linkun e këngës “VLLAU” nga Man Gjonbalaj.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *