Këngëtari Gramoz Gervalla dhe projektet e tij muzikore që po priten mjaft mirë

Ai ka shumë këngë në treg dhe njihet për repertorin e tij të pasur dhe për zërin fantastik që ka. E kemi fjalën për këngëtarin Gramoz Gervalla, e besoj se mbiemri i tij ju kujton emrat dhe figurat e njohura shqiptare Jusuf dhe Bardhosh Gervalla, po ai është nipi i tyre i cili sapo ka sjellë një super këngë dasmash punuar nga hitbërësi Fadil Topalli projekt që po pritet mjaft mirë. Gramozi jeton në Gjermani por është nga fshati Dubovik i komunës së Deçanit. Mësojmë se Gramozi është mjaft i kērkuar e siç tregon ai kēndon kudo ku flitet shqip e vera do ta gjej kudo në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Ai pak ditë mē parē publikoi një foto ku duket në studion e Virusit e ku di duket projekti i rradhës mësojmë se do të jetë një super baladë. Për suksesin e muzikës dhe projekteve të tij ai falenderon shumë publikun e dashur. Ne ju ftojmë në linkun më poshtë të klikomi e dëgjoni projektin e tij më të ri.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *