4 shenjat e Horoskopit që do të bëjnë shumë para në 2023

2023 premton të sjellë shumë para për disa shenjë të Horoskopit. Ky do të jetë viti që financat e tyre do të shkojnë jashtëzakonisht mirë. Ata do ta shohin portofolin e tyre plot me para. Mund të marrin një lloj trashëgimie ose disa para që u kishin borxh. A jeni në mesin e tyre?

Dashi

Dashi do të jetë ndër më të favorizuarit në sektorin financiar. Sapo Jupiteri të hyjë në Demi në maj, Dashi duhet të hapë shampanjën dhe të fillojë festën. Dhe kjo sepse ata do të kenë Jupiterin në shtëpinë e tyre të dytë, që ka të bëjë me financat e tyre dhe do t’u sjellë fat dhe favore të pabesueshme.

Ata mund të marrin një rrogë në punë, të gjejnë një burim të ri të ardhurash, të marrin para shtesë nga ku nuk e presin, të bëjnë një investim që do t’u sjellë fitime ose një marrëveshje të re financiare. E vetmja gjë që është e sigurt është se portofoli i tyre nuk do të jetë kurrë bosh, shkruan abcnews.al.

Peshorja

Edhe Peshorja do të ketë një festë! 2023 do të jetë një vit i shkëlqyer për financat e tij. Ai do të jetë ndër më të favorizuarit dhe me portofol “të fryrë”. Peshorja duhet të falënderojë Jupiterin për këtë fat, i cili në maj do të hyjë në Demi dhe do të jetë në shtëpinë e tyre të tetë të sigurimit dhe trashëgimisë.

Për shkak se shtëpia e 8-të ka të bëjë me financat e përbashkëta, ndoshta partneri i tyre do të marrë një rritje në punë ose më shumë të ardhura në përgjithësi, ose vetë Peshoret mund të marrin para. Sido që të jetë, ata do të kenë mundësinë ta shohin portofolin plot në një mënyrë apo në një tjetër.

Peshqit

Për Peshqit, viti 2023 premton të sjellë mjaftueshëm para deri në maj. Dhe kjo sepse deri atëherë, Jupiteri do të jetë në Dashi dhe do të ndriçojë shtëpinë e tyre të dytë që ka të bëjë me financat e tyre. Është mirë që Peshqit të nxitojnë pak me planet financiare për të kapur periudhën e favorshme deri në maj.

Atëherë, Jupiteri do të zhvendoset në Demi dhe favori do të transferohet në zona të tjera. Deri atëherë duhet t’i keni lëvizur gurët për të siguruar më shumë të ardhura.

Virgjëresha

Xhepat e këtyre personave do të vazhdojnë të jenë plot në vitin 2023. Të paktën deri në maj derisa Jupiteri të largohet nga Dashi dhe të zhvendoset në Dem. Për sa kohë që ai është te Dashi, ai në fakt do të jetë në shtëpinë e tyre të tetë dhe do t’u japë atyre të gjithë favorin e tij në çështjet e tyre financiare.

Jupiteri është planeti i fatit dhe i bollëkut dhe kur ndodhet në një shtëpi që lidhet me paratë, atëherë shenjës përkatëse i jep favor të madh për më shumë të ardhura, rritje apo trashëgimi ose në përgjithësi para nga bixhozi apo kompensimi.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *