Tre shenjat më tradhtare të horoskopit sipas Meri Shehut
Astrologe Meri Shehu ka treguar për 3 shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë!
Teksa po fliste për prirjet e tradhtisë së shenjës së Peshores, Meri zbuloi 3 shenjat që renditen të parat sa i përket tendencës për të tradhtuar.
“Peshoret, në thelb kanë diplomaci, por janë pak tradhtarë. Ashtu siç janë diplomatë në dashuri, Afërdita i bën të flirtojnë. Por martesën e duan, tradhtojnë apo nuk tradhtojnë”, është shprehur ajo në një nga intervistat e saj.
Por cilat janë shenjat më tradhtare të horoskopit?
Nëse do të duhet të veçonte tre, Meri Shehu përmendi Dashin, Ujorin dhe Binjakët.
Ajo përmendi edhe Akrepin, por e përjashtoi nga treshja tradhtare, duke thënë se tradhton por “jo dhe aq”!