Horoskopi i muajit dhjetor: UJORI dhe PESHQIT

UJORI

Mirë se erdhët në dhjetor! Arritët t’ia dilnit mbanë edhe një udhëtimi tjetër rreth Diellit. Gjatë muajit nëntor jeni mbështetur te miqtë për të kaluar stresin që solli eklipsi. Edhe këtë muaj do të përdorni të njëjtin sistem mbështetës. Siç e dini, stereotipi i Ujorit janë njerëzit e mirë dhe humanitarë që duan të shpëtojnë botën duke harruar marrëdhëniet e tyre personale, por mbi të gjitha, marrëdhënien me veten. Kur Mërkuri të futet në shenjën tuaj më datë 6 dhjetor, detyra juaj do të jetë vendosja e përparësive. Caktoni disa kufij personalë dhe refuzoni disa ftesa shoqërore që më shumë ju bezdisin. Datën 6 kalojeni thuajse në gjumë, pasi ju pret një natë plot emocione më datë 7, kur hëna e plotë ndodh në Binjakë. Manifestoni, përqendrohuni te marrëdhëniet intime me partnerët, pasi ky do të jetë muaji i kënaqësive intime. Solstici dimëror i datës 21 dhjetor, që shënon edhe nisjen e sezonit të Bricjapëve do t’ju shtyjë të dëgjoni më shumë intuitën dhe t’u kushtoni më pak rëndësi lajmeve apo fjalëve. Nëse trupi ju sinjalizon të flini, atëherë, shijoni pak kohë pushim. Gjithçka tjetër pret, përveç mirëqenies dhe mendjes së shëndoshë. Miqtë jo vetëm që do t’ju kuptojnë, por do të përpiqen t’ju ndihmojnë. Gjatë muajve të fundit jeni rritur shumë personalisht, por keni qenë aq i zënë me mua sa nuk e keni kuptuar. Hëna e re do të sjellë fillime të reja.

PESHQIT

Mirë se erdhët në dhjetor! Muajin e kaluar, miqësia ka qenë thelbi i ditëve tuaj, pasi jeni mbështetur kryesisht te ta dhe jeni argëtuar me miqtë e ngushtë. Neptuni ëndërrimtar kalon në shenjën tuaj në datën 3, ndaj bëni mirë të kontrolloni emocionet. Bëjini vetes pyetje: “Çfarë kam mësuar”? Po mendoni se ka ardhur koha të nisni një punë të re, një marrëdhënie të re, të gjeni gëzim te ato që zotëroni dhe të zbatoni këto mësime magjike. Nëse Mërkuri në Bricjap ju shtyu të vendosni përparësitë tuaja, tani falë Venusit në të do t’i përmbushni këto nevoja. Ju jeni lajmëtarët e zodiakut, ndaj komunikimi do t’ju afrojë me këdo. 7 dhjetorin bëni mirë ta kaloni në shtëpi, pasi këto ndryshime hënore sjellin dramë. Bëhuni gati për të njohur njerëz të rinj, përqafoni faktin se takimet e stisura ju lodhin, ndaj nëse keni partnerë të qëndrueshëm dhe ju vjen një propozim për martesë, pranojeni. Astrologët nuk premtojnë kurrë para, ndaj mos i besoni kurrë një të tilli që ju bind të besoni diçka të tillë. Fundi i muajit do të karakterizohet nga vonesa në kthim përgjigjesh, në projekte që po hasin pengesa, edhe pse sezoni i Bricjapëve sjell një karrierë premtuese. Nëse doni të hiqni dorë nga një projekt krijues apo një punë, prisni edhe disa javë para se t’i çoni gjërat në djall. Nuk i dihet asnjëherë se çfarë lajmesh të mira do të merrni. Bëni pak pushim dhe reflektoni se sa shumë jeni rritur emocionalisht përgjatë 2022. Ju dini si t’ia kaloni mirë dhe lumturia juaj është ngjitëse. Mërkuri do të kalojë në prapavijë në datën 29 dhjetor dhe mund t’ju vijnë mesazhe nga ish-partnerë apo vonesa nga udhëtime. Priteni Vitin e Ri si ju ka hije!

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *