Javë spektakolare, Meri bën parashikimin por këto 4 shenja do jenë më me fat

Astrologia Meri Shehu ishte si çdo të hënë te “Rudina” në Tv Klan për të bërë një parashikim të shkurtër të javës si edhe për të ndarë yjet për çdo shenjë.

“Fillon kjo javë shumë mirë me takim interesante, biznese dhe gjërat më të mira. Mesi i javës është zhgënjyes dhe fundi i javës me Mërkurin që bën lidhje shumë të bukura me Uranin në Dem do jetë spektakolar për sa i përket ekonomisë, marrëveshjeve sidomos për shenjat e kryqit të qëndrueshëm, Akrep, Dem, Luan dhe Ujor”, tha Meri Shehu.

Dashi 4 Yje- Marrëveshje shumë të mira, hapen,punët, projektet, fillon ekonomia, në fund të javës do kenë rezultate shumë të mirë. Vetëm mesin e javës do e kenë pak zhgënjyes.
Demi 3 Yje- Në fundjavë kanë Uranin e tyre në 10 ditshin e dytë që bën lidhje të bukur me Mërkurin në Bricjap, dashuri, ekonomi, stabilitet, kontakte me jashtë, çështje ligjore që funksionojnë edhe martesa fejesa nëse duan.

Binjaket 2 Yje- Marsi i kundërt në Binjak deri në fund të Janari është i vështirë, kanë fillim jave shumë të mirë, nga mesi javës mund të kenë humbje pune

Gaforrja 3 Yje- Fillimi i javës është spektakolar në lidhje me punën dhe ekonominë, fundi i javës akoma më i mirë në lidhje me mbështetjet miqësitë dhe dashurinë, pra gaforret mund të bëjnë një biznes të paparë nëse duan këtë fundvit.

Luani 2 Yje- Luanët janë pak të persekutuar sepse nga ana ekonomike dhe nga ana personale do kenë disa zhgënjime, megjithatë fillimi javës do jetë shumë i mirë me Diellin në Shigjetar. Do kenë lajme të mira, bashkëpunime të mira afatgjate dhe fundi i javës do jetë më mirë.

Virgjëresha 4 Yje – Janë një nga shenjat më të favorizuara.

Peshorja 3 Yje- Janë në një moment të mirë erotik, do kthehet dikush nga e kaluara, do kenë disa probleme, por do ecin shumë mirë nga ana e punës dhe ekonomisë.

Akrepi 4 Yje- Janë një nga shenjat më me fat do kenë bashkëpunime, anë ekonomike shumë të mirë në fundin e javës dhe fillimi i javës shumë i mirë në ekonomi kryesisht.
Shigjetari 3 Yje – Është një nga periudhat më me fat të tyre vetëm kujdes në marrëdhëniet familjare në mes të javës, mund të keni zhgënjime.

Bricjapi 4 Yje- Kemi Afërditën dhe Mërkurin në shenjën e tyre që bëjnë mrekulli sidomos në fillim dhe në fund të javës, kujdes në mesin e javës në ekonomi dhe në dashuri.

Ujori 3 Yje- Kanë ato problemet e tyre në dashuri me rikthimet nga e kaluara janë mes të ardhmes dhe të kaluarës por do e gjejnë një lloj rezultati pozitiv dhe do ecin mirë në fundjavë.

Peshqit 3 yje.-Mundohuni të ruani qètësinë dhè të mos jèni pèsimistë, jèpini kohë èdhè shansit tuaj në dashuri. Në punë jèni gati për të bërë zgjèdhjè të rëndësishmè për të ardhmèn tuaj.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *