Teksa jemi afër muajit të fundit të vitit, astrologe Liza Gjika, e ftuar në emisionin “Vila24”, ka bërë një parashikim të yjeve për vitin 2023.
Gjika nëpërmjet analizës së saj rendit shenjat e zjarrit dhe ujit si më me fat për vitin e ardhshëm.
Të lindurit e shenjës së Shigjetarit, Peshqve, Binjakëve do jenë më të favorizuarit nën ndikimin e Saturnit.
Por, këtë nuk mund ta themi për Demin dhe Dashin, pasi do hasen me pengesa dhe ndaj do duhen të tregohen më të kujdesshëm.
Gjika theksoi se pavarësisht ky vit ishte i Peshqve, kjo gjë do të jetë edhe për 8 vitet e ardhshme, ndaj këshillon që t’i merrni gjërat me qetësi pasi gjithë planet do të realizohen.