Zbuloni gurin tuaj të fatit bazuar te muaji i lindjes
Publikuar më: 12:37 25-01-2017
Në këtë artikull ju sjellim gurin tuaj të fatit, bazuar te shenja juaj e horoskopit.
Sipas intv.al secili prej jush duhet të dijë gurin e tij të fatit.
1. Janar
Guri: Garnet
Kjo emër është gjetur në shekullin e 14-të në Angli dhe vjen nga fjala “ gerne”. Sipas intv.al ky gur i sjell fat atyre që kanë lindur në janar.
2. Shkurt
Amethyst
Ky gur ka ngjyrë violet dhe përdoret shpesh në bizhuteri. Emri vjen nga Greqia e Lashtë dhe thuhej se ky gur mbronte personin që e përdorte nga dehja.
3. Mars
Aquamarine
Ky emër ka ardhur nga latinët dhe simbolizojnë detin kur është i qetë dhe marinarët e ndjenin veten të sigurt. Personat që kanë lindur në mars me këtë gur simbolizojnë lumturinë që sjell martesa.
4. Prill
Diamant
Sipas intv.al njerëzit që kanë lindur në muajin prill e kanë gurin e tyre të fatit. Origjinën emri e ka nga Greqia e Lashtë “adámas”. Ky gur simbolizon pastërtinë dhe ndershmërinë.
5. Maj
Emerald
Ky gur është gjetur në fillim në Egjipt. Konsiderohet si guri i një dashurie të suksesshme. Ata që kanë lindur në maj e kanë gur të fatit.
6. Qershor
Pearl
Sipas intv.al perlat simbolizojnë fatin e mirë dhe mbrojtjen. Gjithashtu tregon lidhjen e fortë që kanë njerëzit mes tyre dhe sigurinë e familjes së tyre. Personat që kanë lindur në qershor duhet ta kenë, pasi është guri i tyre me fat.
7. Korrik
Ruby
Njerëzit që kanë lindur në korrik e kanë si gur fati. Ai është mbreti i gurëve të tjerë. Ruby simbolizon pasionin dhe diellin.
8. Gusht
Peridot
Ky gur është me fat për ata që kanë lindur në muajin gusht. Sipas intv.al ky gur ka lindur me civilizimin e botës, pra është shumë i hershëm. Ai simbolizon shpëtimin nga errësira, magjia dhe gjërave të këqija në jetë.
9. Shtator
Sapphire
Në Lashtësi ky gur simbolizonte shpresën dhe besimin. Njerëzit që kanë lindur në këtë muaj, sipas intv.al duhet ta mbajnë pasi është guri i tyre i fatit. Tregon fuqi dhe gjykim të drejtë.
10. Tetor
Opal
Ky gur e ka origjinën nga latinishtja “opalus“. Simbolizon dashurinë, pafajësinë dhe lumturinë. Ata që kanë lindur në tetor e kanë gurin e tyre të fatit.
11. Nëntor
Topaz
Ky gur simbolizon energjinë pozitive, dhe insipirimin për të pasur sukses. Gjithashtu tregon besimin që njerëzit duhet të kenë te vetja e tyre.
12. Dhjetor
Turquoise
Ky gur është ndër më të vjetërit. Ai simblizon një të ardhme të mirë për atë që e përdor.
Turquoise promovon një lider, karrierë të suksesshme dhe ambicie. Ata që kanë lindur në muajin dhjetor e kanë gurin e tyre të fatit.
Burimi: Astroica
Përshtati: Anisa Bega