Nuk janë vetëm yjet ata që përcaktojnë disa tipare të personalitetit të një personi.
Muaji kur keni lindur ka gjithashtu rëndësi të madhe. Besojeni ose jo, teori të tëra fshihen pas tij. Njerëzit e lindur në muajin janar janë të veçantë sepse kanë më shumë ndjenjë humori se të tjerët, shumë shohin tek vetja, janë të guximshëm dhe të pjekur. Kur ata janë të mërzitur bëjnë çmendurira të ndryshme.
Janë të lindur për të qenë lider dhe kanë standarde të larta jetese. Janë njerëz kreativë dhe kanë një imagjinatë të shthurur, në kuptimin e mirë të fjalës. Guri i tyre është garnet, një gur i çmuar i kuq i cili simbolizon lumturinë, shëndetin dhe mirëqenien. Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti i tipit 1 apo 2. Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirur ndaj alergjive ushqimore.